19.2 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

“Oferta sekrete” e Thaçit!

Thaci14-17aLideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka treguar nëse partia e tij do t’i jap postin e kryeministrit ose kryeparlamentarit ndonjë partie tjetër, por edhe njëherë iu ka bërë thirrje liderëve politikë që të fillojnë komunikimin e brendshëm ndër partiak, në mënyrë që të gjendet zgjidhja dhe të arrihet ndonjë marrëveshje.
Thaçi tha se zgjidhja e ngërçit politik në Kosovë duhet të gjendet duke respektuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai tha se zgjedhjet kanë qenë fer, të lira, demokratike dhe se kanë qenë shembull për gjithë rajonin, madje u shpreh se i fton të gjithë liderët që të gjejnë vullnet dhe të ulen për të diskutuar.

“Zgjidhja duhet të gjendet në përputhshmëri me rezultatin zgjedhor të 8 qershorit, të respektimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe sot i ftoj të gjithë liderët politikë që të gjejnë vullnetin e mirë për tu ulur, për të diskutuar, për të komunikuar dhe duke komunikuar për të gjetur zgjidhjen që është në interes të vendit dhe në interes të qytetarëve”, ka thënë Thaç.

Ai shtoi se spektri politik kosovar u ballafaqua me sfida, por që sipas tij këto sfida tashmë janë tejkaluar dhe janë të qarta për kuptimin kushtetues dhe ligjor.

Ai vlerësoi se duhet të gjejnë marrëveshje por se marrëveshje sipas tij nuk ka pa komunikim, sepse ndërtimi i institucioneve është përgjegjësi e gjithë spektrit politik.

Kurse, i pyetur se sa janë në gjendje të japin partive tjera postin e kryeministrit dhe kryeparlamentarit, Thaçi tha se ofrojnë mundësinë e bisedimeve dhe me këtë të bëhet zgjidhja.

“Zgjidhja duhet të gjendet duke respektuar rezultatin zgjedhor të 8 qershorit, vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo që është shumë me rëndësi është që ne ofrojmë mundësinë që të takohemi të bisedojmë dhe në kuadër të këtij komunikimi të brendshëm, ndër partiak, të gjendet zgjidhja, të arrihet marrëveshja” , ka thënë Thaçi.

Ai këto komente i bërë pas gjatë fillimit të punimeve të Sesionit të 13-të të Parlamentit Kulturor Evropian, i cili organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Parlamenti Kulturor Evropian. /KP/

Më Shumë

Ndërrim detyre në Njësinë e LMT-së së KFOR-it turk në Dragash – Kryetari Xheladini falënderon për bashkëpunimin

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Njësisë së LMT-së së KFOR-it turk në Dragash, rreshterët Erden...

Vidhen tabelat sinjalizuese në tri zona kufitare me Shqipërinë

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese që shënojnë zonat kufitare për banorët lokalë. Persona të panjohur kanë vjedhur tabelat...

Lajmet e Fundit