Ofertë e “çmendur” nga Arabia për Cristiano Ronaldo-n

Cristiano Ronaldo nuk preferon të qëndrojë te Manchester United. Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën për turneun parasezonal dhe po kërkon një skuadër të re.

Teksa në Evropë janë disa skuadra që e kanë refuzuar mundësinë e nënshkrimit të tij si PSG, Bayern Munich, apo dhe Barcelona, një super ofertë i ka ardhur nga Arabia Saudite.

37-vjeçari mund të ketë mundësinë e fundit të fitojë një shumë aq të madhe në karrierë, duke qenë se po shkon drejt një pensionimi të mundshëm për shkak të moshës.

Sipas mediave portugeze “TVI” dhe “CNN Portugal”, oferta për yllin e United konsiston në një kontratë dyvjeçare.

Ronaldo do të përfitojë në total 250 milionë euro. 30 milionë do të shkonin për Manchester United. Ndërsa, agjenti i lojtairt, Jorge Mendes, do të përfitonte 20 milionë.

Portugezi shënoi 24 gola në 38 ndeshje me “Djajt e Kuq” në rikthimin e tij në “Old Trafford”. Por, duket se aventura në Premier League do të përfundojë me shpejtë sesa pritej.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit