9.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Juventus bën ofertën e parë për mbrojtësin spanjoll

Skuadra e Juventus-it pritet të humbasë shërbimet e Matthijs de Ligt-it këtë verë. Holandezi është pranë kalimit te Bayern Munich.

Kalidou Koulibaly i Napoli-t ishte zgjedhja e parë e bardhezinjëve për të zëvendësuar De Ligt-in, por ai kaloi te Chelsea. Situatë e ngjashme duket dhe me Gleison Bremer-in e Torino-s. Braziliani është pranë Inter-it.

Në këto kushte, sytë e “Zonjës së Vjetër” janë hedhur nga mbrojtësi spanjoll i Villarreal-it, Pau Torres.

Sipas gazetarit italian, Luca Momblano, Juventus-i ka dërguar ofertën e parë në drejtim të klubit spanjoll për mbrojtësin, 35 milionë euro plus bonuse. Për lojtarin do të ketë kontratë me 4 milionë në sezon.

Sezonin e fundit, Torres u aktivizua në 46 ndeshje me Villarreal-in në të gjitha garat, ku realizoi gjashtë gola dhe një asistim.

Ai ishte në fushë në dy përballjet e raundit të 16-ve në Champions League përballë Juventus-it sezonin e fundit. Madje realizoi një nga tre golat (3-0) e “nëndetëses së verdhë” në Torino.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Erdogan falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i ka shkruar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Erdogan përmes një letre e ka falënderuar Osmanin, për ndihmën e...

Kërcënohet me vdekje prokurori në SHBA që po e heton Donald Trumpin

Byroja Federale e Hetimit dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po hetojnë në lidhje me një kërcënim me vdekje dërguar Prokurorit të Distriktit...

Lajmet e Fundit