21.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

OJQ IDEA fillon me Programin e Bursave për studentët e Universitetit të Prizrenit

Organizata Joqeveritare IDEA me seli në Prizren në bashkëpunim me afaristët vendor po fillon me Programin e Bursave për studentët e vitit të dytë dhe të tretë në studimet e nivelit Bachelor për vitin akademik 2019-2020.
Ky program ka për qëllim t’i përkrahë financiarisht studentët, të mbjell kulturën kontribut- dhënëse të bizneseve duke investuar në arsim dhe të ngrit vetëdijen në rritjen e përgjegjësisë së studentit përballë shoqërisë.

Me anë të këtij programi Organizata IDEA synon të ndikoj në rritjen e cilësisë arsimore ku këta studentë do t’ i shndërrojnë rezultatet e tyre të shkëlqyera në kontribut për zhvillimin e shoqërisë.

Mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e të rinjve IDEA vazhdon ta implementoj edhe nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve tjera duke realizuar një bashkëpunim të rëndësishëm me bursistët gjatë gjithë vitit akademik.

OJQ IDEA fton të gjithë studentët të aplikojnë nëpërmjet kësaj thirrje të hapur për aplikim.

Mbështetja parashikuar është një minimum prej 10 bursave numri i së cilës mund të rritet në vazhdim.

KRITERET:

Të jenë student/e të vitit të II-të ose të III-të në Universitetin e Prizrenit
Të kenë të regjistruar vitin akademik 2019-2020
Të mos jetë përsëritës i vitit akademik
Nota mesatare mbi 8.5
Pjesëmarrje në panelet mujore, aktiviteti i leximit të librit dhe aktivitetet të terja të organizuara nga OJQ IDEA.
PËRPARËSITË:

Familjet me asistencë sociale
Familjet me më shumë se një student
Familjet e dëshmorëve
Kliko këtu për të aplikuar online: https://forms.gle/uC8GpXKz1xzCbUxX8 ose vizitoni ueb-faqen: www.idea-ks.org/apliko-per-burse

Aplikacioni duhet të plotësohet deri më dt. 22 nëntor 2019. Përzgjedhja e përfituesve të bursave do të bëhet nga Komisioni i Bursave të OJQ IDEA. Për më pyetje na shkruani në inbox ose në [email protected]

Organizata IDEA fton të gjithë bizneset të interesuar që të bashkohen kësaj iniciative.

Më Shumë

Valencia Basket fiton Prizren Lite Quest në 3×3

Gjatë fundjavës, qyteti i Prizrenit ishte nikoqir i një spektakli të vërtetë basketbolli, ku u zhvillua turneu "Prizren Lite Quest" në formatin 3x3. Pas dy...

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka liruar nga burgu Jeton Dervishin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi 38-vjeçari nga Prizreni është...

Lajmet e Fundit