OJQ IDEA mbështet gazetarin Rami Berisha

IDEA-logoOJQ IDEA publikisht mbështet inciativën e gazetarit Rami Berisha, kundër parregullsive në procesin arsimor në Komunën e Prizrenit.

“OJQ IDEA me vëmendje e përcjellë iniciativën e gazetarit z.Rami Berisha të cilin e çmojmë dhe në mënyrë publike i shprehim mbështetjën tonë për këto iniciativa, në veçanti për përpjekjen e tij personale kundër parregullsive në procesin arsimor në Komunën e Prizrenit”, thuhet në kumtesën e IDEA-s.

“OJQ IDEA konsideron se edukimi dhe arsimimi janë shtyllat kryesore të zhvillimit të një shoqërie të shëndosh”.

“Në këtë drejtim me vite, botëktuptimi për menaxhimin e arsimit në nivel të komunës ka dëshmuar të kundërtën”.

“Si rezultat e kemi testin e maturës, në të cilët një numër i madhë i nxënësve nuk ka treguar aftësi as për të kaluar me sukses këtë test, kemi raste edhe kur nxënësit arrijnë edhe në nivelin e shkollës së mesm të lart në mungesë të njohurive elementare, si shkrim, lexim mbledhje, shumëzim etj”.

“Fatkeqësisht, kemi shumë elemente që kan ndikuar në këtë gjendje, por ne si OJQ IDEA vlerësojmë se mësimdhënja e njerëzve (mesimedhenseve) jo adekuat për lëndët që ligjerojnë dhe në mugesë të përgatitjës univesitare për nivelin ku ligjerojnë është faktori kryesor për dështimet në fjalë”.

“Në vazhdimë IDEA vlerëson se pushteti aktual asnjëherë nuk ka shprehur interesim në zgjidhjen e këtyre dhe shumë problemeve të tjera me të cilat ballafaqohet procesi arsimor në Komunën e Prizrenit , probleme këto të cilat atakojnë thellë cilësinë e procesit mësimor në Prizren”.

“Përkundrazi, pushtetarët aktual, sikurse në të kaluarën, sektorin e arsimit e kanë shfrytëzuar për të lëshuar rrënjë në kolltuqet e tyre në kurriz të vlerave të këtij qyteti dhe në kurriz të nxënësve të Komunës së Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit