15.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Opozita braktisi seancën, nuk i lejohet debati për dënimin e Mujës

Prizren-Asambleja komunaleOpozita prizrenase braktisi mbledhjen e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, pasi nuk u pranua propozimi i saj për rifutjen në rend dite të pikës së mbetur nga mbledhja e jashtëzakonshme, për debatimin e gjendjes politike të krijuar në komunë, pas dënimit të kryetarit të komunës, Ramadan Muja, nga ana e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Dënimi me dy vjet burgim me kusht për kryetarin Muja, ka përplasur sërish pozitën dhe opozitën e këtushme. Për dallim nga hera e kaluar, kur në një mbledhje të jashtëzakonshme të kërkuar nga subjektet opozitare, pas leximit të një deklarate mbledhjen e braktisi pozita, duke shkaktuar mungesë kuorumi, kësaj radhe seancën e braktisën subjektet opozitare, LDK, Vetëvendosje! e BD, por mbledhja e organit më të lartë ka vazhduar pasi pushteti ka numrat e mjaftueshëm.

Fillimisht këshilltarët opozitar kritikuan sjelljen e kryesuesit të KK-së, Kujtim Gashit për ndërprerje arbitrare të seancës, kur pozita e lëshoi mbledhjen e kaluar, pa e dëgjuar edhe fjalën e saj. Ata kërkuan që pika e ndërprerë të diskutohej sërish, derisa kryesuesi tha se kjo do të bëhej nëse propozimi pranohet nga shumica e anëtarëve.

Mybera Mustafa (LDK) Osman Hajdari (BD) dhe Artan Abrashi (Vetëvendosje!) kërkuan që të debatohej situata pas dënimit të kryetarit, duke thënë se pas kësaj, gjendja politike për ta nuk është në rregull, dhe se nuk mund të silleshe zakonshëm, në një situatë sipas tyre të jashtëzakonshme.

Këshilltari Hajdari shkaktoi nervozë dhe reagimin e kryetarit Muja, kur nga foltorja e pyeti atë se kur duhet një zyrtar i lartë publik duhet të jap dorëheqje, ndërsa Muja nga vendi replikoi duke i thënë të mos shtirej i mençur dhe se do t’i tregonte nëse e fshinte përpara (ndërsa sigurisht këtu aludoi në situata të mëparshme, pasi Hajdari është edhe shef i personelit, ndërsa pas kalimit në parinë e Zafir Berishës, ai ishte larguar për dy vjet nga puna, e që më vonë u rikthyer përmes gjykatës).

Pas kësaj, këshilltari Abrashi kritikoi sjelljen e kryetarit duke thënë se po kërcënon asambleistët, duke vlerësuar se shantazhimet e këtilla janë të turpshme.

Kryetari i këshilltarëve të PDK-së, Masar Shala, reagoi duke thënë se ka menduar që opozita ka nxjerrë mësime pas dështimeve si në rrugë, ashtu edhe në institucione, dhe tash po dëshiron që Asamblenë të shndërroj në gjykatore, andaj kërkoi që opozita të jetë konstruktive, pasi sipas tij pikërisht për këto sjellje qytetari e ka braktisur.

Fatmir Kastrati (AAK) tha se është e pamundur të mbahen dy mbledhje brenda një seance, prandaj i kërkoj opozitës, që ta përsërisë kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme.

Pasi shumica e këshilltarëve apo 24 nga 41 sa ka KK votuan kundër propozimit të opozitës për rifutjen në rend dite të pikës, që mbeti nga mbledhja jashtëzakonshme, atëherë subjektet opozitare braktisën seancën, të cilën e vazhduan 23 këshilltarët e mbetur të koalicionit qeverisë. /Zëri/

Më Shumë

Hetime për para të falsifikuara në Prizren, sekuestrohen monedhat e dyshimta

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një periudhe prej më shumë se dy muajsh në Prizren janë pranuar monedha dhe bankënota të cilat...

Nuk e di çfarë t’i them dhembjes

Enver Sulaj Martirëve të Korishës, në përvjetorin e rënies Kush e ndali diellin mbi këto kodrina Kush i zuri pritë rrugëtimit drejt shpresës? Në sytë e flakës ra...

Lajmet e Fundit