14.7 C
Prizren
E hënë, 25 Tetor, 2021

Opozita kundërshton shtyrjen e zgjedhjeve

Partitë opozitare në Kosovë nuk po e mbështesin kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar që të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së hënës, të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por të njëjtit janë shprehur kundër idesë së shtyrjes së zgjedhjeve.

Mbajtjen e takimit e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i presidentes, duke mos dhënë komente shtesë lidhur me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve. Kundër kësaj ideje është edhe njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Albert Krasniqi.

Takimi i presidentes Osmani me përfaqësues të partive politike, vjen pas letrës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), që ka rekomanduar mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Sipas letrës së IKSHPK-së, mbajtja e zgjedhjeve do të ndikonte në rritjen e rasteve me koronavirus e për pasojë do të rriste edhe rrezikun e rritjes së rasteve të vdekjeve.

“Meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojmë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet ndër të tjera në letrën e IKSHPK-së.

Opozita e bashkuar kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se kërkesa për shtyrje të zgjedhjeve është e papranueshme.

“Ne do të marrim pjesë në takim dhe do të japim vërejtjet tona. Është kërkesë e paarsyeshme dhe panevojshme, ne jemi kundër si LDK. S’ka legjitimitet asnjë institucion lokal pastaj dhe mungesa e legjitimitetit do të shkaktonte problem të mëdha”, thotë Gashi.

Ai thotë se Qeveria duhet të merret me menaxhimin sa më efikas të pandemisë COVID-19 e jo të tentojë shtyrjen e zgjedhjeve.

“Nëse bëhet fjalë për çështje të sigurisë nga COVID-19 atëherë duhet të merren masa parandaluese, distanca, tubimet e vogla, mund të eliminohet fushata krejt, ka plot zgjidhje. Asnjë vend në botë nuk i ka anuluar dhe mendoj se as ne nuk mund ta bëjmë”, thotë Gashi.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, thotë se shtyrja e zgjedhjeve nuk është zgjidhje adekuate.

“Nëse shtyhen zgjedhjet ka pasoja shumë të mëdha lidhur me pushtetin lokal. Praktikisht do të jetë një pushtet vakant, komunat do të jenë me një menaxhment në skadencë. Mundësia për të pasur edhe keqpërdorime dhe për të mos pasur menaxhim të mirë, efikas, është shumë e madhe”, thotë Dreshaj.

Sipas tij, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në pandemi dhe se do të duhej të mbaheshin sërish.

“Nuk mendoj se është një atribut i mjaftueshëm që situata aktuale me COVID-19, të jetë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve, për shkak se aty do të bëhet një pyetje praktike dhe logjike: pas sa kohe do të organizohen zgjedhjet? Ne nuk jemi të sigurt se kur do të përfundojë pandemia nëse nuk kryhet vaksinimi masiv i popullatës”, thotë Dreshaj.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, por zyrtarë të kësaj partie nuk janë përgjigjur.

Derisa në zyrën për informim të Lëvizjes Vetëvendosje, parti që udhëheq me Qeverinë e Kosovës, thonë se institucionet shëndetësore janë ato te? cilat e japin vlere?simin e duhur pe?r ke?te? c?e?shtje.

Krasniqi: Presidentja s’ka kompetencë për të shtyrë zgjedhjet

Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus (D+), thotë se me këtë kornizë ligjore që ka Kosova, zgjedhjet nuk mund të shtyhen, pa marrë parasysh vullnetin që mund të ketë presidentja ose ndonjë prej partive politike.

Krasniqi thotë se Kushtetuta e as ligjet nuk ia kanë përcaktuar si kompetencë presidentes anulimin apo shtyrjen e zgjedhjeve. Sipas tij, presidentja e ka për kompetencë vetëm shpalljen e zgjedhjeve.

“E vetmja mundësi për t’i shtyrë zgjedhjet është nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme, e aty pastaj zgjatet edhe mandati i kuvendeve komunale dhe kryetarëve të komunave ose nëse partitë politike të gjitha që janë në parlament pajtohen që të shtyhen zgjedhjet. Kështu krijohet një kornizë përkohshme ligjore që i jep kompetencë presidentes për t’i shtyrë zgjedhjet”, thotë Krasniqi.

Nëse veprohet jashtë këtyre rrethanave, sipas Krasniqit, do të ishte në kundërshtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të presidentes dhe nuk do të ishte shtyrje valide e zgjedhjeve.

Në mars të vitit 2020, kur në Kosovë kishte filluar pandemia, ish-presidenti Hashim Thaçi kishte marrë vendim për shtyrjen e zgjedhjeve për kryetar të Podujevës.

Derisa në maj të viti të kaluar, kryeministri i tanishëm Albin Kurti kishte kërkuar që të mbaheshin zgjedhjet.

Edhe në këtë rast sipas Albert Krasniqit, nuk është respektuar korniza ligjore dhe ka qenë në kundërshtim me kompetencat e presidentit. Sipas tij, ky rast nuk do të duhej të merrej si precedent që të shtyhen sërish zgjedhjet.

Ndërkaq, infektologu Hamdi Ramdani thotë se Kosova duhet të fokusohet në luftën kundër pandemisë, pasi aktualisht numri i të vdekurve nga COVID-19, është shumë i lartë.

“Çështja e shtyrjes së zgjedhjeve për disa ditë ose disa javë, është krejtësisht politike për çka subjektet politike duhet të merren vesh. Por, mendoj se çdo institucion, çdo qytetar, çdo politikan, duhet të fokusohet si të luftohet pandemia COVID-19”, thotë Ramdani.

Prej muajit të kaluar, Kosova ka regjistruar numra të lartë të infektimeve ditore, por edhe të viktimave. Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 237 viktima.

Zgjedhjet e 17 tetorit janë zgjedhje të rregullta, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, mbahen çdo katër vjet.

Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë ishin mbajtur më 22 tetor 2017.

Ligji për zgjedhjet lokale, në nenin katër, pika dy, thotë se zgjedhjet lokale “nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit”.

Po ashtu ky ligj përcakton se është në kompetencë të presidentit të shtetit që të shpallë zgjedhjet, por në këtë legjislacion nuk flitet për shtyrjen e zgjedhjeve./REL/

Më Shumë

Operacion policor, konfiskohen thasë me drogë në Suharekë

Drejtoria për Hetimin dhe Luftimin e  Narkotikëve – Njësia në Prizren dhe Njësia e Ferizajt, gjatë punës operative dhe marrjes se informatave nga burime...

Smajl Latifi i bindur në fitore, tregon nëse do të ketë koalicion

Kryetari aktual i komunës së Rahovecit dhe njëherit kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec, Smajl Latifi është shprehur i bindur që...

Biznesmenit në Shqipëri ia presin gishtin dhe ia marrin 100 mijë euro

Biznesmeni Nazim Çangu është sulmuar lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të së dielës,...

Prizreni 16 triumfon ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 100:108 (22:30, 27:26, 26:25, 25:27), në xhiron e shtatë të Art Motion...

Në spitalin e Prizrenit nuk ka asnjë pacientë me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet...

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb. “Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci...

Malishevë /Dënohet me 2 mijë euro gjobë pasi pranoi se iu shmang tatimit mbi 50 mijë euro

I akuzuari Hazir Krasniqi, është dënuar me 2 mijë euro gjobë pasi e ka pranuar fajësinë se për periudhat 2016, 2017 dhe 2018, iu...

AAK e mposhtë LVV’në në Rahovec edhe me votat e diasporës

  Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Express. Kandidati...

Aksident trafiku me lëndime të rënda në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident në mes të një veture dhe një çiklisti në fshatin Xërx të Rahovecit. Si pasojë...

150 000 euro nga Zvicra për studentët kosovarë

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Zvicrës, 150’000 euro e cila do t’u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane në këtë fushë. Zvicra...

Kuvendi voton rialokimin e 2.3 milionë eurove nga marrëveshja IPA 2017

Kuvendi i Kosovës me 86 vota ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit numër një të marrëveshjes financiare IPA 2017 pjesa e parë ndërmjet...

SBAShK-u i kërkon ministres Nagavci normalizimin e procesit mësimor

Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me ministren Arbërie Nagavci për t’i përcjellë asaj kërkesën e shumë mësimdhënësve nga e tërë Kosova, që pas situatës...

Rahoveci afër marrëveshjes me një trener dhe 3 lojtarë të huaj

Pas rezultateve jo të mira, Rahoveci ka vendosur të bëjë disa ndryshime në skuadër. Rahoveci ka bërë të ditur në faqen zyrtare të tij se...

Kartela e dhimbshme e shkrimtarit Bilal Xhaferri

Nga: Visar Zhiti Zhuritje çame … ka pasur edhe një dëbim tjetër të madh të shqiptarëve në Jugun epirot. U përzunë çamët nga trojet e...

Prizren, nipi ushtron dhunë ndaj gjyshes

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren dje rreth orës 14:30. Sipas Policisë, një grua ka informuar se nipi i saj (djali...

Vërshimet bllokuan rrugët, çifti i ri shkon në dasmë hipur në tenxhere

Një çift indian ka shkuar në vendin ku do të mbahej dasma e tyre përmes një mjeti krejtësisht të pazakontë të udhëtimit – me...

Lajmet e Fundit