7.4 C
Prizren
E premte, 12 Dhjetor, 2025

Opozita në Shqipëri mban protestë më 12 nëntor

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Sali Berisha, ka bërë me dije se të shtunën e 12 nëntorit do të mbahet protesta kombëtare.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Berisha ka theksuar se “opozita shqiptare, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe forcat e tjera opozitare do të nisin më nisin me datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të kryeministri Edi Rama”.

“Opozita shqiptare, Partia Demokratike, Partia e Lirisë, dhe forcat e tjera opozitare nisin me datën 12 Nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer, absolutar, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë së partisë-shtet, regjimit të Ramës. Në 4 anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Po bien sirenat e alarmit ndaj situatës katastrofale të krijuar nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të qytetarëve shqiptarë”, ka thënë Berisha.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Berisha ka theksuar se “shqiptarët do të bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria në datën 12 nëntor”.

“Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, është shprehur  Berisha.

Më Shumë

Totaj: E respektoj vendimin e dorëheqjes së drejtorit Çelë Lamaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar dy ditë pas dorëheqjes së Çelë Lamajt nga pozita e drejtorit të DSHP-së dhe nga...

Shaqir Totaj betohet për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj ka bërë sot betimin zyrtar për fillimin e mandatit të tij të dytë në krye të Komunës së Prizrenit. Ceremonia u zhvillua në...

Lajmet e Fundit