13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Opozita organizohet kundër Speciales

Kuvendi i Kosovës e ka hedhur poshtë formimin e Gjykatës Speciale, por nëse kjo çështje procedohet sërish në Kuvend nga ana e Qeverisë, opozita do ta kundërshtojë atë me metoda parlamentare e përtej parlamentare me qëllim që ta mbrojë demokracinë në vend.

Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e partive opozitare, të cilët kanë thënë se Kuvendi i Kosovës me refuzimin për ta miratuar amendamentin kushtetues, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, i ka kontribuar demokracisë dhe parlamentarizmit, prandaj ata kanë thënë se tani do të jenë në gjendje që ta mbrojnë këtë demokraci dhe parlamentarizëm.

Megjithëse opozitarët kanë thënë se ende shpresojnë që Qeveria nuk do të ndërmarrë veprime të tilla antidemokratike.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka thënë se opozita do ta kundërshtojë me metoda parlamentare e përtej parlamentare themelimin e kësaj Gjykate, pasi sipas tij, në këtë formë do të mbrohej demokracia në vend. /Zëri/

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit