15.9 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

Opozita së pari të japë alternativa

Analisti politik Halil Matoshi ka thënë se opozita në rend të parë duhet që në Kuvend të japë alternativa për politikat qeverisëse dhe jo vetëm të shfaq mospajtim për dhe rreth gjithçkaje.

“Opozita, në rend të parë duhet që në Kuvend të japë alternativa për politikat qeverisëse dhe jo vetëm të shfaq mospajtim për dhe rreth gjithçkaje, sepse ka edhe ndonjë pikë të ndritshme, si p.sh. reforma fiskale që kjo Qeveri po e paralajmëron”, në një intervistë për Gazetën Express.

Protesta sipas tij, duhet të ndodhin dhe ato ndihmojnë pushtetin që të korrigjohet.

“E drejta e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë kushtetuese madje ajo ndihmon edhe pushtetin që të korrigjohet, ndërkaq që, duke u dhënë zë atyre që nuk kanë, protesta aktivizon secilin qytetar që të mendojë për pozitën e tij në shoqëri, të mendojë se ku shkojnë taksat e tij dhe se a po abuzohet me pushtetin.

Pra jo vetëm që është e drejtë, por është imediate të protestohet, për ta detyruar pushtetin që të ndërmarrë hapa emergjent për përmirësimin e sigurisë në vend, për të dhënë sinjale të qarta se askush nuk është mbi ligjin si dhe për ta ndalë kontrollin që po e ushtron pushteti në politikat editoriale në RTK”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se nëse me protesta të fuqishme paqësore mund të trandet Qeveria për ndryshimin e mendësisë qeverisëse, ky do të ishte një sukses i madh.

Në pyetjen se sa janë që të ketë dhunë edhe në protestën e 18 prillit, Matoshi ka thënë se ruajtja e rendit është në interesin e të gjithëve në Kosovë.

“Pra edhe në favor të opozitës prandaj mendoj se nuk do të ketë dhunë. Por do t’i bëhet me dije Qeverisë se nuk janë numrat gjithçka në demokraci dhe se të jetuarit në shoqëri të lirë nuk është fare i lehtë, ngase individi, qytetari duhet të mësohet në diversitet, të jetojë me atë që e percepton të ndryshëm nga vetja, duke mos ia cenuar liritë dhe të drejtat, ndërsa një Qeveri e përgjegjshme duhet të mësohet të qeverisë me opozitën – veçanërisht për sa u përket interesave vitale kombëtare dhe kohezionit shoqëror e shtetëror. Nëse me protesta të fuqishme paqësore mund të trandet Qeveria për ndryshimin e mendësisë qeverisëse, ky do të ishte një sukses i madh, mirëpo për këtë sukses, së pari opozita, siç e theksova më parë, do të duhej që të jepte alternativa të elaboruar mirë në Kuvend”, është shprehur Matoshi.

Më Shumë

U largua nga shtëpia para gjashtë dite, policia në kërkim të një personi nga Prizreni

Një mashkull kosovar është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij në Prizren. Sipas raportit të bërë më 8 korrik, viktima është larguar nga shtëpia...

Amar Osmankaj, futbollisti që rikthehet pas lëndimit me potencial të lartë te Liria e Prizrenit

Në futboll nuk mjafton vetëm talenti. Duhet durim, karakter dhe mbi të gjitha, aftësia për t’u ngritur kur bie. Pikërisht këtë histori po shkruan Amar...

Lajmet e Fundit