1.8 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Oprah Winfrey së shpejti me një libër të ri

Oprah WinfreyPrezantuesja e famshme Oprah Winfrey do të hedhë në treg librin e saj të ri, ku në përmbajtje të tij do të ketë një koleksion esesh.

Ky koleksion është titulluar “What i Know For Sure”, që do të përbëhet nga pjesët të cilat ajo i ka shkruar për çdo muaj dhe i ka publikuar në revistën e saj “O” në 14 vite.Esetë do të grupohen në libër në bazë të temës, përfshirë mirënjohjen, gazmendin, admirimin dhe mundësinë.

Sipas shtëpisë publikuese, libri do “të ofrojë një pasqyrë të rrallë, të fuqishme dhe të afërt në jetën e brendshme të Oprah – mendimet e saj, orvatjet dhe ëndrrat – derisa do t’i ofrojë lexuesit një udhëzues për të nxjerrë më të mirën nga vetja”. Libri pritet të dalë në shitje në vjeshtën e këtij viti.

Më Shumë

“Nëse ke një mundësi për të shpresuar…” – Vargu i Lea Ypit në këngën e re të U2

Vokalisti i bendit legjendar U2, Bono, ka përmendur akademiken dhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi gjatë prezantimit të projektit të ri muzikor “Days of Ash”. Në...

Transferi i fundit qëndroi vetëm 10 ditë te Bashkimi

Me datën 9 shkurt, Bashkimi që është nënkampion aktual i Kosovës dhe finalist i Kupës, prezantoi përforcimin e radhës në ekip, që vinte para...

Lajmet e Fundit