Osmani e Kurti kanë filluar diskutimet për bashkëpunim

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar se është duke biseduar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që mbahen ato.

Ajo ka thënë se është koha t’i bashkojnë forcat, jo veç si politikanë, por siç thotë ajo për të mirën e qytetarëve.

“Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin, dhe nuk do të ishte e drejtë që të flasë pa pasur një marrëveshje finale. Nuk është vetëm dëshirë e dyanshme për domosdoshmëri që t’i bashkojmë forcat, jo vetëm ne, por kërkohet që të jetë një bashkim i qytetareve, që duan t’i rrisin fëmijët e tyre më mirë, është shumë më shumë se bashkim i politikanëve. Jemi duke diskutuar, por vullnet ka, po flas për vete”, ka thënë Osmani në një intervistë për Rtv 21.

E pyetur se nëse do të dëshironte ta udhëhiqte më shumë LDK-në apo VV-në, ajo ka thënë më shumë Listën Qytetare të cilën është duke e ndërtuar, pasi ka thënë se edhe LDK ia mbylli derën, andaj u detyra ta hapë një derë tjetër për ta vazhduar rrugëtimin e saj në politikë.

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit