19.5 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

OVL e UÇK-së kërkon sqarime se pse Thaçi mbështeti Qeverinë kriminale të Gruevskit

Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se kanë përcjellë me shqetësim ngjarjet në Kumanovë, ku sipas tyre forcat barbare sllavomaqedone kanë sulmuar popullatën civile shqiptare të pambrojtur. Ata kanë thënë se luftëtarët e lirisë i dolën në mbrojtje, përkatësisht një numër i bashkëluftëtar të cilët edhe kanë rënë në luftime.

“Me shqetësim të madh e kemi vërejtur plasimin e dezinformatave të ndryshme, të cilat janë pjesë e luftës speciale të pushtuesit, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit, dezinformime këto, që janë mundësuar për shkak të mospërgjigjes adekuate të qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.

OVL e UÇK-së ka disa kërkesa për Qeverinë e Kosovës, ato janë:

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, të publikoj të gjitha informatat relevante me të cilat disponon,
Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, të bëjë trysni mbi qeverinë kriminale të Maqedonisë, për trajtimin e të zënëve rob në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, të sqaroj publikisht arsyet për mbështetje të qeverisë kriminale të Maqedonisë
Qeveria e Kosovës të inicoj mbledhje urgjente, dhe publike të Parlamentit të Kosovës rreth ngjarjeve të fundit në Maqedoni
Të bëhet obduksioni i kufomave edhe në Kosovë sepse nuk dihet se a janë vrarë të gjithë në luftime apo dikë nga torturat e kanë mbytyr në burg.

Më Shumë

Borxhe mbi 100€? Fillon shkyçja dhe përmbarimi për mospaguesit e ujit në rajonin e Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" SH.A në Prizren ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të rrepta për konsumatorët me borxhe të papaguara...

Në Prizren shënohet 105-vjetori i krijimit të shtetit turk

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, kanë uruar komunitetin turk në Kosovë me rastin e 105-vjetorit të Turqisë. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit