9.1 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

RamushHaradinaj14Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka vendosur t’i dalë në mbrojtje ish-komandantit Ramush Haradinajt. Në reagim thuhet se OVL, është e shqetësuar me debatin rreth fesë që po ndodh kohën e fundit nëpër media e portale të ndryshme.

“Ne konsiderojmë se nxitja e përçarjes fetare në Kosovë, është e panevojshme dhe e papranueshme. Gjithashtu, ne kundërshtojmë edhe përfshirjen e temës së luftës çlirimtare gjatë këtij debati të pakuptimtë”.

Sipas organizatës së veteranëve, lufta çlirimtare ka qenë e pastër dhe nuk i ka diferencuar njerëzit ideologjikisht, por i gjithë populli liridashës i ka pasur dyert e hapura të angazhohet për lirinë e Atdheut të vet e bashkimin e trojeve, pa dallim feje apo ideologjie. Dëshmorët e Kombit nuk mund të përvetësohen nga askush, ata nuk kanë qenë as të feve e as partive të ndryshme politike, por kanë qenë luftëtarë të bashkimit të trojeve shqiptare.

“Duke çmuar lartë kontributin e disa prijësve fetarë në luftën çlirimtare, ne kundërshtojmë ashpër sulmet që ju bëhen komandantëve të UÇK-së siç është rasti me Komandatin e ZO të Dukagjinit Gjeneral Ramush Haradinaj, nga persona të panjohur dhe të paditur, apo dhe nga të tjerë që këtë e bëjnë me qëllim të caktuar, e që gjatë luftës nuk iu rreshtuan famëmadhes Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Për opinionin është e ditur, se familja Haradinaj, ka qenë gjithëherë në shënjestër të pushtuesit, pasi që në vazhdimësi ka punuar në shërbim të interesave kombëtare. Për gjysëm lirinë që e kemi sot, kjo familje ka dhënë dy dëshmorë të Kombit: Luanin dhe Shkelzenin”.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si përfaqësuese e idealit të luftës për liri, si përfaqësuese e vlerave dhe bartësve të saj, bën të qartë se një nga frytet e luftës është edhe liria e fesë, e cila ka luajtur rol të madh në unifikimin e popullit tonë, e asnjëherë rol përçarës.

“Kërkojmë që ky debat të mbyllet, në të mirën e interesave kombëtare, sepse shqiptarët ende janë të copëtuar e robëruar dhe ende nuk kanë realizuar aspiratat e tyre si komb”.

Më Shumë

Sulmohet zyrtari policor në Rahovec

Një mashkull kosovar është arrestuar pasditen e djeshme në Rahovec, për veprën sulm ndaj personit zyrtar. I njëjti sipas raportit, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor,...

Pa ujë çdo ditë nga ora 16:00 deri 23:00 në Malishevë – deri në vendosjen e pompave të reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se për shkak të mosfurnizimit të rregullt me ujë në disa zona...

Lajmet e Fundit