11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Paci dhe Hila në Bienalen e Venecias

veneciaAdrian Paci do të prezantojë videon “Kolona”, një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin mes kulturave, një metaforë e fuqishme vizuale dhe bukuri enigmatike. Edi Hila është marrë pikërisht me këto “ndërtime të paligjshme” për t’i sjellë në tablo si krijesa që tregojnë gjithë problematikën sociale me të cilën janë përballur qytetet tona këto vite. “Piktura ime buron nga një realitet shumë kompleks, politik, social e të tjerë. Pra nuk do të isha i vërtetë jashtë këtij konteksti.

Një bienale që gjithmonë e më shumë është art. Edhe pse bëhet fjalë për edicionin e Bienales së Arkitekturës në Venecia, që kurohet nga Rem Koolhaas dhe hapet më 4 qershor. Shqipëria përfaqësohet në këtë edicion me dy artistët Adrian Paci dhe Edi Hila, me temën “Potential Monuments of Unrealised Futures” (Monumentet potenciale të së ardhmes se parealizuar) që kurohet nga Beyond Entropy Europe (përfaqësuar nga Jonida Turani dhe Stefani Rabolli Pansera), njëkohësisht dhe ideatore e pavijonit të Angolës Bienalen e shkuar, që u shpall dhe fituese e “Luanit të Artë” si përfaqësimi më i mirë kombëtar. Nëse pritshmëritë janë të mira, ku i dihet, mbase edhe këtë radhë pavijoni i tyre (Shqipëria) do të shkojë drejt suksesit.
Adrian Paci do të prezantojë videon “Kolona”, një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin mes kulturave, një metaforë e fuqishme vizuale dhe bukuri enigmatike.

Videoja paraqet një bllok mermeri që është nxjerrë nga një gurore në Kinë, i cili u punua në det të hapur nga duart e artizanëve kinezë në bordin e një anijeje ofiçine të madhe, duke u shndërruar në një kolonë të stilit klasik. “Në mendjen time filloi të merrte formë imazhi i një skulpture mermeri, gdhendur gjatë një udhëtimi në oqean, kështu vendosa ta kthej këtë imazh në realitet”, – është shprehur për veprën e tij artisti që jeton mes Shqipërisë dhe Italisë, Adrian Paci.

Tablotë me të cilat Hila prezantohet në Bienale janë një vështrim në urbanistikën “postmoderne” shqiptare. Në veprat e Hilës tregohen pallate të larta, nga ato që kanë mbirë kudo në Tiranë, tarraca e të cilit është kthyer në një apartament. Edi Hila është marrë pikërisht me këto “ndërtime të paligjshme” për t’i sjellë në tablo si krijesa që tregojnë gjithë problematikën sociale me të cilën janë përballur qytetet tona këto vite.

“Piktura ime buron nga një realitet shumë kompleks, politik, social e të tjerë. Pra nuk do të isha i vërtetë jashtë këtij konteksti.

Pavijoni shqiptar eksploron arkitekturën urbane në këtë vend pas rënies së regjimit totalitar. Tirana është në fakt kryeqendra e arkitekturës tradicionale, ndërthurur me ndërtesa të modelit sovjetik, për të vijuar me valën e spekulimeve të ndërtimeve të ashtuquajtura bashkëkohore. Në pavijonin shqiptar të Bienales vizitori mund të eksplorojë sesi arkitektura moderne në Shqipëri, ajo e banuar, transformohet, refuzohet, modifikohet dhe zhytet mes betonit. Kjo është arsyeja pse kuratorët janë fokusuar te bashkëpunimi me artistë dhe jo me arkitektë. / KultPlus.com

Më Shumë

Hapet aplikimi për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cenueshëm

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cenueshëm. Kliko videon: https://www.facebook.com/watch?v=917978133581555 Murati...

Fillon zhvendosja e shtyllave elektrike në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit

Në Prizren sot ka filluar zhvendosja e shtyllave elektrike ne Sheshin Shatërvan të Prizrenit. Shtyllat elektrike në Prizren, por edhe në qytete tjera të Kosovës...

Lajmet e Fundit