2 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Pacientët e Rahovecit presin me orë për dializë në Prizren, kthehen në shtëpi pas mesnate

Kilometrat që bëjnë deri në Prizren për të marrë shërbimet e hemodializës, po u duken edhe më të gjata pacientëve të Rahovecit dhe rrethinës.

Kjo, pasi që aparaturat për funksionimin e këtij shërbimi i posedojnë në QKMF-në, e cila gjendet në qendër të qytetit të tyre, që nga viti 2017, raporton Kiks Kosova.

Madje gjatë atyre viteve, u bë edhe ndërtimi i një pjese të objektit, i cili u financua nga komuna, vetëm e vetëm që këtij shërbimi të mos i mungonte asgjë.

Ndër vite, përveç punës, u ndalën edhe zërat lart e poshtë se ky shërbim po funksionalizohej.

Automjeti që bart pacientët nga Rahoveci deri në Prizren, sjell në qendër dhe dërgon në shtëpi 3 grupe gjatë gjithë ditës.

Mbrëmjet në shtëpi nuk po mund t’i shijojnë asnjëherë pacientët e grupit të tretë, të cilët në Prizren mbërrijnë pak minuta pas orës 16:00.

Pas pak minutash, automjeti mbërrin, por pacientët nuk ishin.

Ata ishin ndalur në një lokal afër spitalit për të pirë kafe.

Në këtë mënyrë atyre u kalon koha më shpejt, pasi që radha e tyre për t’u ulur në aparatura do t’iu vijë vetëm pas një ore.

Shaip Krasniqi nga fshati Pastasel i Rahovecit, i cili hemodializën e filloi që para 14 vjetësh, ditët e dimrit rrallëherë i kaloi afër familjes.

Duke qenë se udhëton nga një fshat malor, bora shpeshherë bllokonte rrugët e udhëtimi bëhej i pamundur.

Shëndeti i tij nuk e përballonte që ai të ndalonte hemodializën për ditë të tëra andaj … vjeçari detyrohej që të qëndronte i vetëm në spital, me javë të tëra.

Për KIKS-in, ai rrëfeu se gjendjen e tij dhe të shokëve të tij pas marrjes së terapisë e përshkon një lodhje, të cilën udhëtimi për edhe disa orë, e bën edhe më të mundimshme.

Ankesa të njëjta me Shaip Krasniqin ka edhe Isuf Haxhia nga qyteti i Rahovecit.

Për KIKS-in, ai rrëfeu që lodhjen më të madhe po ia jep udhëtimi sepse ka raste kur ai ose shokët e tij çlodhjen në shtëpi mund ta shijojnë vetëm pas mesnate.

Për gjithë këtë katrahurë, Krasniqi thotë se faji bie mbi politikën në vend.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Totaj raporton për punën njëvjeçare, veçon gjithëpërfshirjen dhe përmbushjen e kritereve për Grantin e Performancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të hënën ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarët, me ç’rast para të pranishmëve ka raportuar...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë njoftuar se...

Lajmet e Fundit