17.6 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Pacolli i kërkon Kurtit miratimin e njohjes së re, nuk zbulon shtetin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka drejtuar një letër kryeministrit  Albin Kurtit, në të cilën ia përmend një mesazh që ia kishte dërguar këtij të fundit, për njohjen e gatshme të një shteti ndaj Kosovës.

Pacolli, në këtë postim nuk e ka përmendur se për cilin shtet bëhet fjalë, veçse shkruan se e ka siguruar njohjen, por se Kurti nuk i ka dhënë një konfirmim.

Klankosova.tv i ka shkruar Pacollit për emrin e këtij vendi, por akoma nuk ka marrë një përgjigje.

Këtu keni postimin e plotë të tij:

Letër kryeministrit Kurti,

I nderuar zoti kryeministër,

Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e  mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore.

Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;

Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon  se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, për të kryer  formalitetet e njohjes dhe të diskutojnë  për vizitën e juaj në këtë shtet.

Gjithçka është e rregulluar, zotri kryeministër, unë kam punuar  gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.

Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje,

Me nderime,

Behgjet Pacolli

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë...

Arbër Rexhaj publikon fotografi me Nezir Çoçajn në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke pirë kafe me kandidatin e Nismës për Kuvendin Komunal...

Lajmet e Fundit