7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Trajneri më i mirë në botë, Kuka: Konkurrenca ishte e fortë

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka shpallur Driton Kukën si Trajnerin më të mirë në Sportin e Xhudos, teksa Distria Krasniqi si Xhudistja më e Mirë për 2021.

Kuka në një intervistë për Klankosova.tv, ka folur për këtë çmim, për sukseset që kanë arritur përgjatë vitit 2021, dhe synimet për vitin 2022.

”Pas nomiminit të Federatës Botërore të Xhudos për mua si trajner në pesë trajnerët më të mirë të vitit 2021, dhe Distria Krasniqi ndër pesë xhudistët më të mirë të vitit, mbrëmë edhe zyrtarisht u shpallen fituesit, ka qenë një kënaqësi sepse ka qenë një votim i hapur për këta pesë të nominuarit nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, kanë bërë një metodë tjetër nga herët e kaluara”.

Kuka tha se ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme të jetë i nominuar, e më pas edhe kur e fitoi këtë çmim.

”Jam ndjerë shumë i befasuar që unë e kam fituar çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2021, ndërsa në anën tjetër Distria xhudistja më e mirë, diçka që në të kaluarën Majlinda Kelmendi e ka fituar tri herë këtë çmim, derisa Distria këtë titull shumë të rëndësishëm e fiton për herë të parë, ndërsa është hera e parë që jam nominuar për trajner, kam qenë i nominuar ndër pesë trajnerët më të mirë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos dhe normalisht edhe hera e parë që e kam fituar këtë çmim, ndjenjë e jashtëzakonshme sepse rezultat e këtij viti, medaljet e arta olimpike që i kemi fituar, normalisht mua si trajner më kanë vendosur në ata trajnerët që kanë pasur rezultate të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, por të fitosh një titull të tillë, me të vërtet nuk e kam pritur as vet, sepse ka qenë një konkurrencë e jashtëzakonshme me trajnerët e shteteve, si Japonia e Franca, tek të cilat është një komunitet i madh i xhudos, por ja që ndodhi diçka e tillë, jam shumë i lumtur për komunitetin e sportit, por në radhë të parë për krejt popullin shqiptar”, u shpreh Kuka.

Tutje, Kuka përmendi edhe sukseset që kanë arritur përgjatë vitit 2021, njofton Klankosova.tv.

”Me vet faktin se janë fituar dy medalje të arta olimpike, kemi fituar medalje në kampionat botëror, në anën tjetër në kampionatin evropian përveç që kemi fituar dy medalje të arta, një medalje të bronztë, jemi shpallur edhe ekipi më i suksesshëm në një kampionat evropian, në plasmanin përfundimtar”.

”Diçka shumë të veçantë qe e bën këtë vit është që në Lojërat Olimpike, Kosova me një komunitet shumë të vogël me dy medalje të artë, në tabelën përfundimtare është radhitur shteti i dytë në botë, diçka që kurrë në jetë nuk e kisha menduar, shpresoj që rezultate të tilla të vazhdojnë edhe në vitet tjera, sepse kjo ka qenë e jashtëzakonshme”.

Kuka shpalosi për Klankosova.tv edhe synimet që kanë për vitin 2022.

”Vitin tjetër do ta kemi një vit konsolidues për sa i përket ekipes, Distria Krasniqi do të vazhdojë në një kategori të re, Nora Gjakova do të vazhdojë tutje, Loriana, Akili, Laura, Erza, Shpati, janë afër 15 garues të cilët pretendojnë, dhe që besoj se në vitin e ardhshëm do ta kemi një filtrim të atyre të cilët do të pretendojnë së pari normën olimpike mandej edhe të shkojnë drejt medaljes olimpike në Paris. Caku ynë i radhës për ekipin tonë do të jenë lojërat olimpike në Paris 2024”.

Në fund, Kuka rrëfeu edhe për Majlinda Kelmendin e cila pas një karriere të suksesshme, tashmë është trajnere.

”Është një përvojë e veçantë, dëshira ime është që Majlinda dhe Fatosi që janë që një kohë të gjatë afër meje, të ndjenjë peshën e përgjegjësisë pa prezencën time, ekipi që ka marrë pjesë ka qenë një grupmoshë prej moshës 10 deri 16 vjeçar, mirë kanë funksionuar, gjithçka ka shkuar mirë, Majlinda ka gjithçka për me i jep sportit të xhudos, të rinjtë kanë shumë për të mësuar prej saj, dhe po besoj që edhe njohurit e saj do t’i transmetojë te gjeneratat e reja”.

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit