-0.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Pacolli prish koalicionin me PDK-në në Prizren

Behxhjet pacolliKoalicioni i AKR-së dhe PDK-së, nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë në Prizren. Presidenti i AKR-së Behxhet Pacolli, nuk dëshiron që partia e tij, të përkrahë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja.” Pacolli është revoltuar që kemi lidhur koalicion me PDK-në”, tregon për “PrizrenPress”, me kusht anonimiteti një zyrtar i lartë i AKR-së në Prizren.

AKR-ja dhe PDK-ja, të shtunën kanë zyrtarizuar koalicionin për të mbështetur Ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit. Sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu, nënshkrimin e këtij koalicioni e patë vlerësuar të rëndësishëm për PDK-në.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se ky koalicion në mes AKR-së dhe PDK-së, është nënshkruar pa dijenin e Presidentit Behxhet Pacolli. ”Pacolli nuk ka qenë i informuar për këtë koalicion. Pasi ka marrë vesh ka reaguar dhe ka kërkuar që të prishet”.

Kryetari i Degës së AKR-së në Prizren, Naser Bresa, ndërkaq ka qenë i pamundur që të kontaktohet. Përkundër disa thirrjeve, ai nuk është lajmëruar në telefon.

Behxhet Pacolli ka kërcënuar Degën e partisë së tij në Prizren, që menjëherë publikisht ta shpallin të prishur koalicionin me PDK-në.

“Presidenti ka kërkuar nga ne që ta prishim koalicionin.Nëse ne nuk e prishim si degë, atëherë ai do ta prishë vetë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Substanca narkotike dhe armë zjarri i gjenden një personi në Prizren, dërgohet në mbajtje

Policia  në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet se janë...

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 10 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...

Lajmet e Fundit