Pamje të papara deri më tani/ Adem Jashari, nga koha e kryerjes së shërbimit ushtarak

Ndonëse është thënë e treguar për jetën e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili me tërë familjen e tij u flijua për lirinë e vendit, një fotografi e tillë nuk është parë deri më tani.

Në këtë fotografi shihet komandanti legjendar gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në kohën e ish-Jugosllavisë.

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari shihet i shoqëruar edhe nga Jetullah Geci dhe dy persona tjetër, në këtë fotografi.

Kullajt e Jasharëve  në Prekaz të Skenderajt, të cilat janë bërë tashmë simbol i lirisë që gëzojmë sot, vizitohen nga mijëra njerëz gjatë tërë vitit.

Familja Jashari mbetet dëshmia më e fuqishme e luftës dhe rezistencës të popullit shqiptarë, i cili donte vetëm një gjë, të ishte i lirë në vendin e vet. /Indeksonline

Më Shumë

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit