7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Panairi i produkteve artizanale hapet në qendër të Prizrenit

Sot në qendër të Prizrenit u hap panairi i produkteve artizanale, një ngjarje e rëndësishme që vjen në kuadër të projektit “Ringjallja e Zejeve dhe Ndërtimin e Kulturës për Zhvillimin e Përbashkët Turistik”.

Panairi u inaugurua nga nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi, dhe është pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky panair mblodhi artizanë dhe prodhues nga Komuna e Prizrenit, Shkupi dhe Tetova, të cilët prezantuan punimet e tyre unike dhe tradicionale, duke tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë një gamë të gjerë produktesh artizanale që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore të rajonit.

Përveç ekspozitës, organizatorët ofruan një platformë për takime biznesi B2B, duke lehtësuar shkëmbimin e kontakteve dhe rritjen e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik./PrizrenPress.com/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Dragash: Kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje një person

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person në Dragash. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari gjersa ishte në stacion policor lidhur me një rast...

Lajmet e Fundit