8.5 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Papa Françesku apel mbarë botës: Vaksinat, jo vetëm për të pasurit

Në fjalën e tij këtë të mërkurë, Papa shpërndau në formë thirrjeje, apelin drejtuar vendeve të pasura, që të mos e përvetësojnë vaksinën kundër covid-19.

Ati i shenjtë, u shpreh se do të ishte skandal nëse e gjithë asistenca ekonomike që po jepet për të luftuar coronavirusin, do të shkonte në duart e subjekteve që nuk kontribuojnë në gjithëpërfshirjen e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, apo në mbështetjen e më të dobtëve dhe për të mirën e përbashkët.

”Do të ishte e trishtueshme nëse për vaksinën, do t’u jepej prioritet të pasurve. Do të ishte gjithashtu, e trishtueshme, nëse vaksina do të kthehej në pronë të këtij apo atij shteti dhe nuk do të ishte universale” – theksoi Papa.

Numri i të prekurve nga covid-19, në shkallë globale arriti të martën, në 21 milionë e 756 mijë e 357 raste, ndërsa, sipas të dhënave nga OBSH, numri i viktimave në 771 mijë e 645.

Më Shumë

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator

Një skiator ka mbetur sot i lënduar si pasojë e një orteku bore në Brezovicë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv menaxheri i Qendrës së...

Lajmet e Fundit