10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Paraburgim për G. Bajramin nga Prizreni që shkeli këmbësorin me veturë

Departamenti i Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit G. Bajrami nga Prizreni.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “rrezikim i trafikut publik” dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 22.08.2015 në ora 01:30 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 22.09.2015”, thotë zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se me datën 21.08.2015, rrethë orës 22:12 minuta, në rrugën “De Rada” në Prizren, duke mos iu përmbajtur dispozitave të komunikacionit në rrugë, shkel ligjin mbi trafikun publik, rrezikon jetën e njerëzve, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e markës “Seat Leon”, hynë në tejkalim të një automjeti në shiritin e majtë dhe duke tejkaluar del jashtë rrugës, ku nga pakujdesia e godet dhe bartë me automjet rreth 29.70 metra këmbësorin- të dëmtuarin A.B. i cili është në gjendje të rëndë dhe ndodhet për trajtim në QKUK në Prishtinë. I pandehuri me njëherë pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos I ofruar ndihmë të dëmtuarit”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga shkollat te rrugët: Suhareka diskuton problemet e sigurisë publike

Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen...

Çikat e Bashkimit dominojnë ndaj Pejës 03 në finalen e tretë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës 03 me rezultat 91:67, në ndeshjen e tretë të finales së Play-Off-it në Superligën e Femrave, raporton...

Lajmet e Fundit