10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Paraburgim për gjashtë persona në Prizren për organizim të skemave piramidale

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve me iniciale T. K., H. K., P. B., Sh.K., K.K. dhe S. K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas njoftimit për mediat, masa e paraburgimit do të llogaritet nga 21 prilli dhe do të zgjasë deri me datën 20.05.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse të pandehurit me date 21 prill rreth orës 21:30 minuta, në Prizren në lokalin ‘Admiral’ me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me Ligjin Nr o6/L i-55”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Gjykata ka njoftuar edhe për dëshmitë që ka gjetur në vendin e ngjarjes te të dyshuarit.

“Gjatë një kontrolli nga hetuesit policorë të Njësitit të Hetuesisë në Prizren, të pandehurit në katin e dytë janë hasur duke luajtur bixhoz, të cilët në ato momente kanë tentuar që t’i fshehin dëshmitë, mirëpo nga zyrtarët policorë është arritur të sigurohen provat siç janë: karta (letra) me të cilat dyshohet se kanë luajtur të dyshuarit, një pako metalike ngjyrë hiri në të cilën gjendeshin figura të lojtarëve me ngjyra të ndryshme me të cilat luhet pokeri, një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të dyshuarit kanë mbajtur evidenca të parave të fituara respektivisht të humbura gjatë lojës së bixhozit, si dhe gjatë kontrollit në trupin e tyre janë hasur para kesh: të pandehurit me iniciale P.B.ka poseduar 2,611.15 euro, H. K. 3,190 euro, T. K.450,euro, S. K. 243.70 euro,20 dollar dhe 23,400 lek, K.K 103 euro dhe Sh.K.827 euro, të cilat janë përdorur për luajtjen e lojës së bixhozit”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit