Paralajmëron Prokuroria në Prizren, kjo i gjen ata që i keqpërdorin votat

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka treguar për dënimet që do të shqiptohen në rast të keqpërdorimit të votave.

Në një lidhje direkte për T7, Shala ka thënë se Prokuroria e Prizrenit ka angazhuar nëntë prokuror që ta mbikqyrin procesin zgjedhor në këtë rajon.

Shala ka thënë se ata që bëjnë keqpërdorime në këto zgjedhje, do të kenë probleme në punësim e zhvillim të karrierës dhe se mund të dënohen deri me 5 vjet burgim efektiv.

“Ata që bien ndesh me Kodin Penal do të ndëshkohen. Do të kenë probleme në punësim dhe zhvilim të karriereës. Dënimet variojnë deri në 5 vjet burgim. Qytetarët duhet të kenë kujdes, ndryshe do të kenë dënime të ashpra”, ka thënë Shala për T7

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit