12.9 C
Prizren
E enjte, 13 Mars, 2025

Parim Kosova demanton akuzat e Parlamentit Studentor të UPZ-së


Anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Parim Kosova ka hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tij nga Parlamenti Studentor i këtij universiteti.

Ai ka theksuar se pretendimet e PS për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik nuk janë të qëndrueshme, pasi që ato më parë janë shqyrtuar nga Agjencia Kundërkorrupsion dhe nuk pasur prova për një gjë të tillë.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se në KD të UPZ-së fillimisht është emëruar nga ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami (PDK), dhe se njëjtë ka vepruar edhe ministri aktual Shyqiri Bytyqi (NISMA). “Kjo ngase nuk i takojë asnjë subjekti politik dhe gjatë punës time kam punuar konform dispozitave statutare dhe ligjore”, ka thënë Kosova, shkruan “Koha Ditore”

PS i UPZ pat deklaruar se Kosova, “nuk mund të jetë anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ-së për shkak se i njëjti punon edhe si shërbyes civil pranë Lidhjes së Prizrenit, e gjithashtu është edhe profesor në shkollën ‘Loyola’”. PS pat kërkuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit që ta hetojë këtë rast.

Por në verën e vitit të kaluar, Agjencia Kundër Korrupsionit pat marrë vendim që të mbyll rastin ndaj Kosovës, që asokohe ka qenë kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së, me arsyetimin se nuk ka prova për argumentimin e gjendjes së konfliktit të interesit.

Ushtrimi i këtij funksioni nga ana e Parim Kosovës, duke qenë njëkohësisht dhe bashkëpunëtor profesional në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren sipas vendimit të AKK-së të vitit të kaluar nuk paraqet konflikt interesi.

Më Shumë

Rënia e tupanit për Ramazan, në qytetin e Prizrenit ruhet tradita

Nëse në shumë zona që njohim, ka humbur tradita e rënies së tupanit për të lajmëruar syfyrin dhe iftarin në muajin e begatë të...

Fansat e Eurovizionit votojnë Shqipërinë, kënga “Zjerm” ndër më të pëlqyerat

Shkodra Elektronike, fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, po përgatitet intensivisht për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025, i cili do...

Lajmet e Fundit