Parlamenti Studentor bën kallëzim penal ndaj Këshillit Drejtues të UPZ-së(Foto)

Kryetari i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi, ka dorezuar në prokurori kallëzimin penal ndaj katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit ‘Ukshin Hoti’, Bedri Muhadri, Isak Hoxha, Parim Kosova dhe Soner Yildirim.

Kjo për shkak të vendimit të tyre për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit të UPZ-së, që sipas këtyre studetnëve është e kundërligjshme.

“Ne besojmë fuqishem ne Organet e Drejtesisë së Republikës së Kosovës dhe presim që jo vetëm të anulohen këto vendime të jashtëligjshme të KD-së nga organet përkatëse, por këta shkelës kontinuel të ligjit të vendosen para drejtesise dhe të marrin dënimet meritore.Ne nuk do të ndalemi deri në zbatim të ligjshmërisë dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha alternativat ligjore që në UPZ të rikthehet normalitetit”, thuhet në njoftim.

Previous Post

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Lajmet e Fundit