Partia që del e para mund të mbesë në opozitë, Thaçin e pret fati i Ish-Kryeministrit të Luksemburgut

Thaci-qeveriaHashim Thaçin po e pret fati i ish-Kryeministrit të Luksemburgut Jean –Claude Junker, partia e të cilit vitin e kaluar kishte dalë e para, pas zgjedhjeve të parakohshme, por kishte mbetur në opozitë, shkruan Express.

Jean Claude Junker, kishte qenë me fat më 2013, kur partia e tij kishte arritur të dalë e para në zgjedhjet e parakohshme në Luksmeburg. Luksemburgu kishte shkuar në proces të parakohshëm zgjedhor për shkak të një skandali me agjencinë e inteligjencës që e implikonte edhe Kryeministrin Junker.

Junker po kërkonte mandatin e tij të pestë si Kryeministër edhe pse Qeveria e tij ishte rrëzuar në një skandal.

Sido që të jetë, kjo nuk kishte ndikuar që ai t’i humbë zgjedhjet. Por, partia e tij Partia Popullore Social Kristiane, e cila kishte fituar numrin më të madh të vendeve në Parlament (23), kishte mbetur në opozitë.

Qeveria ishte formuar nga opozita, e cila kishte bërë një koalicion të shumicës ndërsa Kryeministër ishte bërë Xavier Bettel nga partia Partia Socialiste e Punëtorëve, e cila kishte fituar vetëm 13 vende.

Sido që të jetë, Junker aktualisht është i propozuar për President të Komisionit Europian dhe për këtë ai e ka edhe mbështetjen e Kancelares së Gjermanisë. Por, natyrisht një karrierë e këtillë në institucionet europiane, nuk e pret Kryeministrin në largim Hashim Thaçi.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit