Partitë nisin fushatën ende pa u shpallur zgjedhjet

Ende pa u shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga presidenti Hashim Thaçi liderët e partive të koalicionit qeverisës, si dhe udhëheqës të opozitës kanë filluar t’i mobilizojnë strukturat e tyre nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.

Ende nuk ka një datë zyrtare se kur vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, partitë politike kanë nisur tashmë të parapërgatiten për procesin e ri elektoral, të mbajnë takime me qytetarë, të japin premtime e të shprehen të bindur në fitore. Liderë nga partitë e koalicionit qeverisës, si dhe udhëheqës të opozitës kanë filluar t’i mobilizojnë strukturat e tyre nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Megjithëkëtë, presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret, i cili do të çonte drejt tejkalimit të situatës aktuale, të krijuar pas dorëheqjes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga pozita e kryetarit të Qeverisë. Përfaqësuesit e subjekteve politike po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mirëpo kreu i shtetit para dy ditësh pos zgjedhjeve ka përmendur edhe krijimin e një strukture të re qeverisëse, si opsion të mundshëm për të dalë nga gjendja e tanishme, shkruan tutje “Zëri”.

Kushtetuta e lejon mandatimin e një kandidati të ri për kryeministër, mirëpo presidenti ende nuk ka nisur konsultat me subjektet kryesore të koalicionit qeverisës e as me opozitën.

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit