7.5 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Partitë politike do të paguajnë me mijëra euro gjoba për shkeljet në zgjedhje

partit politike 2Blerjet e votave, thyerja e heshtjes zgjedhore, rinumërimi i votave janë disa prej shkeljeve që kanë kryer partitë politike dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 8 qershorit, për të cilat Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP) ka vendosur gjoba dhe masa ndaluese.

PDK-së thyerja e heshtjes zgjedhore pritet t’i kushtojë mbi 6 mijë euro. Kjo ndodh pasi që PZAP-ja ka miratuar një ankesë të LDK-së, në të cilën thuhet se PDK-ja ka thyer heshtjen zgjedhore perms dërgimit të sms-ve, shkruan Koha Ditore.

Bëhet fjalë për një sms me përmbajtje “Vendos për misionin e ri, voto sot PDK 58, 1 Hashim Thaçi dhe 89 Shaip Muja”, i cili sipas vendimit të PZAP-it, është dërguar tek Teuta Sahatqija dhe Ramadan Lahu nga LDK-ja. Prandaj PDK-ja obligohet që brenda 15 ditëve të paguajë 6 mijë e 500 euro gjobë.

Nga ana tjetër, ky panel ia ka miratuar një ankesë PDK-së, e cila është ushtruar ndaj Nismës për Kosovën, e që ka të bëjë me blerje votash.

Dega e PDK-së në Malishevë është ankuar se Ardian Mazreku, aktivist i Nismës për Kosovën, së bashku me një grup militantësh të këtij subjekti, u ka ofruar ryshfet qytetarëve për blerjen e votave.

Më Shumë

KQZ nis publikimin e rezultateve të votave me postë – në Dragash LDK merr shumicën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave që i takojnë votimit...

Rahovec: LDK prin me votat e diasporës

Në komunën e Rahovecit janë numëruar 100% e votave të mërgatës. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kandidati më i votuar nga diaspora është Burim...

Lajmet e Fundit