18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Pas 10 muajsh, arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren ku u plagosën babë e bir

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e pestë për grabitjen që ndodhi më 15 nëntor 2021 në Prizren, ku mbetën të plagosur babë e bir – pronarë të argjendarisë.

Ai dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Grabitje në tentativë”.

“Pronarët kanë rezistuar dhe të dyshimtët janë larguar nga vendi pa arritur që të grabisin argjendarinë. Gjatë përleshjes dy viktimat- babë e birë (pronar të argjendarisë) janë plagosur me armë zjarri. Të dyshimtët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes, në dalje të Prizrenit i kanë vënë zjarrin automjetit të tyre dhe e kanë grabitur një automjet tjetër. Gjatë ikjes të njëjtin kanë shkëmbyer zjarr edhe me Policin në hyrje të autostradës në Suharekë. Pastaj automjeti i grabitur është gjetur i djegur në fshatin Murg. Policia ka mbledhë provat dhe dëshmitë dhe pas disa ditësh katër të dyshuar janë identifikuar arrestuar, ndërsa sot është arrestuar personi i pestë i dyshuar për dhënie të ndihmës”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshimti i pestë për grabitje

Prizren, 13 Shtator 2022

Me datë 13 Shator 2022, falë punës së pandalshme të hetuesve policor të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”, dyshohet se i njëjti ka dhënë ndihme të dyshuarve për veprën penale “Grabitje-në tentativë ” që ka ndodhur afërsisht para një viti në Prizren.

Konkretisht me datë 15 Nëntor 2021 në Prizren , disa persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari.

Pronarët kanë rezistuar dhe të dyshimtët janë larguar nga vendi pa arritur që të grabisin argjendarinë.

Gjatë përleshjes dy viktimat -babë e birë (pronar të argjendarisë ) janë plagosur me armë zjarri.

Të dyshimtët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes , në dalje të Prizrenit i kanë vënë zjarrin automjetit të tyre dhe e kanë grabitur një automjet tjetër.

Gjatë ikjes të njëjtin kanë shkëmbyer zjarr edhe me Policin në hyrje të autostradës në Suharekë.

Pastaj automjeti i grabitur është gjetur i djegur në fshatin Murg.

Policia ka mbledhë provat dhe dëshmitë dhe pas disa ditësh katër të dyshuar janë identifikuar arrestuar, ndërsa sot është arrestuar personi i pestë i dyshuar për dhënie të ndihmës.

Më Shumë

Sekuestrohen dy armë në Rahovec

Janë sekuestruar dy armë në Rahovec dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 0Sipas një komunikatë të dërguar...

Kleofina Pnishi – kush është bukuroshja nga Kosova që ia rrëmbeu zemrën dhe u fejua me yllin e Interit?

Mbrojtësi i kombëtares franceze, Benjamin Pavard, thuhet se i ka dhënë fund beqarisë. Ylli i futbollit ka njoftuar së fundmi se është fejuar me bukuroshen...

Lajmet e Fundit