4.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Pas debateve të shumta me aktorin e njohur, Iliri: Mezi po pres të kem një nominim përballë Donaldit

Debatet mes Ilirit dhe Donaldit nuk kanë të reshtur, e thuajse në të gjitha puntat e fundit të spektaklit të “Big Brother VIP” ata debatojnë me njëri-tjetrin. Fillimisht sherri mes tyre nisi për shkak të Semit, por tani debatet janë lidhur me aleancat që po krijohen brenda në shtëpi.

Gjatë spekaklit të së premtes mbrëma, aktori i humorit u përball me balerinin e njohur për shkak se ky i fundit ka tentuar të përllogarisë me miqtë e tij nominimet.
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit ishte Iliri ai i cili shprehu dëshirën se do të donte një nominim vetëm për vetëm me Donaldin.

“Do kisha shumë dëshirë të dilja në nominim e të, mezi po pres”, tha Iliri.

Ndërkohë kujtojmë se Donaldi para pak ditësh u përzgjodh si i preferuari i publikut, ndërsa Iliri rezulton si i preferuari i banorëve.

Kjo përballje mund të vendosë përfundimisht dominancën mes tyre në këtë edicion.

Më Shumë

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm...

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Lajmet e Fundit