Pas lidhjes me Irina Shayk, Kanye West largon nga Twitter Kim Kardashian

Marrëdhënia e Kanye West me Kim Kardashian është kthyer tashmë në një telenovelë reale. Mesa duket reperi ka ndërprerë çdo kontakt me familjes Kardashian-Jenner.

Së fundmi, 44 vjeçari ka larguar nga rrjeti social Twitter bashkëshorten e tij dhe të gjitha motrat e saj, por është e paqartë nëse një gjë të tillë e ka bërë para apo pas urimeve që mori për ditëlindje.

West ndërkohë ende ndjek në Instagram një person dhe kjo është Kim, nëna e katër fëmijëve të tij. Megjithatë mbetet për t’u parë se sa do të zgjasë kjo pas fillimit të lidhjes me modelen Irina Shayk.

Çifti i ri u panë për ditëlindjen e reperit në një shëtitje në Provence, Francë, para se të ktheheshin në Amerikë me një avion privat.

West dhe Shayk e njohin njëri-tjetrin prej vitesh pasi modelja ka qenë pjesë e klipit të tij “Power”.

Irina në anën tjetër ishte në lidhje me futbollistin Cristiano Ronaldo për pesë vjet para se të ndaheshin në 2015. Ajo më pas u takua me Bradley Cooper, me të cilin ndan vajzën katërvjeçare, Lean. /abcnews.al

  

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit