22.9 C
Prizren
E martë, 22 Qershor, 2021

Rama e quan të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, thotë se pa Francën e Gjermaninë nuk sheh zgjidhje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ka theksuar se pa përfshirjen e përditshme të Gjermanisë dhe Francës nuk pret që kjo çështje të marrë fund.

Në konferencën vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Evropian, Rama ka thënë se dialogut s’i është dhënë rëndësia e duhur.

“Në këndvështrimin tim, duhet të bëjmë më të mirën rajonalisht për të arritur këtë hapësirën Schengen, ku katër liritë e Evropës zbatohen, mallrat, njerëzit, kapitali dhe shërbimet qarkullojnë për të gjitha vendet. Kjo po kështu do të ndihmojë që ta bëjë atmosferës edhe më dashamirëse kur bëhet fjalë për të trajtuar tema të nxehta. Nga ana tjetër besoj që është thelbësore, ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi pasi është tejzgjatur në një kohë të gjatë, dhe ndonjëherë është parë sipas meje në mënyrë jokorrekte, por kjo ka qenë ndjesia në të dyja vendet si diçka që është lënë në nivel më të ultë se sa të vihet në krye. Pra sjellja në nivel më të lartë dhe përfshirja e Francës dhe Gjermanisë plotësisht në të me të gjithë të tjerët të përfshirë në punën e përditshme do të jetë shumë e rëndësishme sepse në të kundërtën unë nuk shoh se si të dyja palët do ta bëjnë këtë më vete, që do të ishte më e mira por s’e shoh se është e mundur”, ka thënë Rama kur është pyetur për non-paperin e publikuar në KOHA për dialogun Kosovë-Serbi.

Ditë më parë KOHA publikoi një dokument që thuhet të jetë një “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale. Të dyja shtetet kanë mohuar se qëndrojnë prapa dokumentit.

Dokumenti parashihte krijimin e një “distrikti autonom të Kosovës së veriut”, Kishë Ortodokse me “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia do të obligohej të “mos pengonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

Më Shumë

Kush mund të ankohet për shkarkimin e Dakës në Kushtetuese? Flet ish-gjyqtari i Gjykatës

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Valdete Daka ka të drejtë ankese në këtë Gjykatë, lidhur me vendimin e marrë nga...

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit, raporton Gazeta Express. Sipas videos së dërguar nga një qytetar, shihet se në këtë...

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në këtë orë

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me manualin e organizimit të...

Bekim Fehmiu e kishte lënë testament që kjo poezi të recitohej në mbledhjen komemorative

“Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, për të cilën Bekim Fehmiu e kishte lënë testament që të recitohej në mbledhjen komemorative në Prishtinë. Unë...

LDK, PDK e AAK konfirmojnë shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave, LVV pa asnjë zyrtarizim

Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, subjektet politike po vazhdojnë konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave. LDK,...

Kylie Jenner rikthehet te ish i dashuri

Duket se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë rikthyer bashkë. Ata morën pjesë me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, në 72-vjetorin e Parsons Benefit...

Fillon realizimi i analizave biokimike në QMF në Gjonaj të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj dhe drejtorin e Qendrës Kryesore të...

Sot protestohet para Qeverisë

Për herë të dytë brenda më pak se shtatë ditë, Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mblidhen për të protestuar para Qeverisë së...

Letra e Çerçizit bashkatdhetarëve, më 1908

E ndershmja gazetë “Drita”, sikundër edhe gazetat shqipe, e kanë treguar kthjellët programin e Komitetit e të komitave shqiptarë, andaj gjithë veprat tona të...

E kërcënon me thikë dhe më pas ia vjedh biçikletën në Prizren

Raste të shpeshta të grabitjes po krijojnë pasiguri tek qytetarët. Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë...

Sërish shpallet i pafajshëm ish-inspektori i Komunës së Prizrenit i akuzuar për keqpërdorim të detyrës

 Ish-inspektori i tregut në Komunën e Prizrenit, Fatmir Gashi është shpallur sërish i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai akuzohej se kishte keqpërdorur pozitën...

Shkenda duket për mrekulli në paraqitjen e fundit

Njëra nga femrat më të suksesshme në Kosovë padyshim që është Shkenda Dubova. Ajo njihet si biznesmene mjaftë e shkathët ku suksesi i saj ka...

Gjyqtari Fidan Hoxha nga Prizreni, zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës 

  Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtur sot në Prishtinë, ku të drejtë vote kishin 318 (treqind e tetëmbëdhjete) gjyqtarë nga të gjitha Gjykatat Themelore,...

Një grua ndërron jetë në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se kreu vetëvrasje

Dyshohet se një grua, në rrugën “Janina” në Prizren, i ka dhënë fund jetës së saj, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:00, raporton Gazeta...

Artan Abrashi (VV): Implementimi i Asociacionit do të ishte fatal për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur se ideja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i papranueshëm për Kosovën. “Asociacioni...

Dy raste pozitive me Covid në Kosovë

Nga 1.328 teste të kryera në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar vetëm dy raste pozitive me COVID-19. Rastet janë nga qyteti...

Lajmet e Fundit