4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Pas zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, Qemal Krasniqi i reagon ashpër Driton Selmanajt

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ka mbajtur kuvendin e dhjetë zgjedhor të saj. Nga ky proces në krye të degës së LDK-së, u rizgjodh Driton Selmanaj, i cili si kundërkandidat kishte Nderim Gashin.

Pas këtij procesi zgjedhor ka reaguar ashpër Qemal Krasniqi, njëri nga themeluesit e degës së LDK-së dhe kuvendar në 4 mandate në Kuvendin e Prizrenit, i cili sot mbeti jashtë listës.

Krasniqi aktualisht është kuvendar dhe kryetar i nëndegës në Medvec, fshat i cili qe 23 vite pas luftës ka qenë bastion i LDK-së, raporton tvprizreni.

“Driton Selmanaj (burrë i tezes, që t’i njoh mirë temelet) nga nesër do të përballesh me themeluesit e LDK-së , nga nesër do të kuptosh se ke hyrë në rrugë, që më së paku e meriton të jesh. Do të përballesh me njerëz që themeluan dhe mbajtën gjallë LDK-në. Ti ke zgjedhur të punosh me disa servila (jo te gjithë) që kanë mbetur si parazitë, pa Nëndegë, pa vota, dhe njerëz që familjet e tyre nuk e votojnë LDK-në, disa nga Ata që janë humbës serik të zgjedhjeve, dhe nëndegët e tyre i kanë bastardue dhe i kanë kthyer në parti tjera”, ka reaguar në “Facebook” Krasniqi.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit...

Lajmet e Fundit