3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Pasuria e liderëve të Kosovës – toka, shtëpi, banesa e mijëra euro në banka

Agjencia kundër Korrupsionit, organizoi hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Kjo pasi një ditë më parë, kjo Agjenci publikoi deklarimin  pasurisë së zyrtarëve të shtetit. Shtëpi, banesa, troje, para të gatshme, e dhurata janë disa nga pasuritë që i kanë deklaruar zyrtarët shtetërorë në formularët e deklarimit të pasurisë që u bënë publike gjatë ditës së martë nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Presidentja Vjosa Osmani: Banesë, shtëpi e para në bankë, blen truall në lagjen e gjelbër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se paga vjetore, e saj është 32.922 euro, kurse mëditje nga udhëtimet merr 6 mijë e 223 euro në vit.
Presidentja deklaron se para të gatshme i ka gjithsej 35 mijë e 721 euro dhe 6 mijë 774 dollarë.
Pasuria e paluajtshme, dy shtëpi, e një banesë me garazh figurojnë në emër të bashkëshortit të saj. Në emër të saj ka një banesë të papërfunduar me sipërfaqe 83.51 m2, në vlerë 42.500 euro.
Bashkë me bashkëshortin deklaron se i kanë borxh 87.900 euro për shtëpinë në lagjen Marigona Hill, ndërsa kanë marr një borxh për një parcelë toke në Lagjen e Gjelbër.


Kryeministri Albin Kurti i varfër: ka vetëm 401 euro e 65 cent në bankë

Për dallim prej, shefes së shtetit, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar 401 euro e 65 centë para të gatshme në bankë. Paga e tij vjetore është 12 mijë e 903 euro.
Kurti ka deklaruar se 250 euro në muaj e paguan qiranë e shtëpisë në të cilën jeton aktualisht në Prishtinë. Në pronësi të bashkëshortes, Kurti i ka deklaruar banesën 67 metra katrorë në vlerë 400 mijë euro si dhe 23 mijë euro në një bankë në Oslo të Norvegjisë. Kurti nuk ka deklaruar të ketë një borxh, por bashkëshortja e Kurtit ka në vlerë prej 290 mijë euro.RTKLIVE


Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e blen edhe një banesë

Në të hyrat vjetore nga Kuvendi i Kosovës, kryetari Glauk Konjufca i deklaruar në shumën prej 26 mijë eurosh. Para të gatshme të kursyera në bankë, Konjufca i ka 8 mijë e 243 euro, derisa obligime financiare ndaj po të njëjtës bankë i ka 67 mijë e 125 euro.
Konjufcës e ka deklaruar edhe një banesë në vlerë prej 44 mijë euro me sipërfaqe prej 59 metrave katrorë, që e ka blerë gjatë vitit të kaluar.
Konjufca ka një banesë me sipërfaqe prej 99 metra katrorë në vlerë 89 mijë euro.
Ai ka deklaruar një banesë dhe tokë në emër të prindit. Ndërkaq, si pasuri të përbashkët, e ka një shtëpi vikendi prej 130 metra katror në vlerë prej 70 mijë euro.


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka banesë e shtëpi – investon në asete digjitale

Edhe liderët opozitar nuk janë hiq më pak të pasur se shefat e shtetit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se ka një apartament prej 110 metrash katrorë, e cila sipas tij kushton 110 mijë euro.
Para të gatshme Krasniqi ka deklaruar se ka mbi 11 mijë euro.
Krasniqi ka deklaruar edhe një shtëpi në pronësi të përbashkët me vlerë prej 160 mijë euro.
Pasuri të luajtshme, Krasniqi ka deklaruar një bibliotekë me vlerë prej 13 mijë eurove, piktura dhe vepra arti me vlerë 6 mijë e 500 euro dhe një veturë në pronësi të bashkëshortes me vlerë 22 mijë e 500 euro. Krasniqi njihet për investime e tij në lloje të shumta të kripto-valuta e gjithashtu ka deklaruar se ka investuar edhe në asete digjitale.


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku merr 2 mijë euro pagë si ligjërues

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se vitin e kaluar ka marr si deputet pagë vjetore prej 14,958.00, ndërsa si ligjërues në Riinvest është paguar 24.000.00 mijë euro për një vit. Ai thotë se ka 11.696.00 euro, para të gatshme. Në pjesën e pasurisë së paluajtshme, Abdixhiku deklaron se ka shtëpi 214 metër katror – 214 mijë euro; shtëpi trashëgim nga prindi 200 metër katrorë në vlerë prej 150 mijë euro. Ai thotë se ka një borxh kreditor prej 22,781.00 euro për blerje të veturës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj fiton mijra euro nga qiraja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se merr pagë vjetore prej 14.305.82 si deputet. I ka 24.327.73 euro para të gatshme. Haradinaj thotë se ka shtëpi banimi 950 metër katror – 300 mijë euro, 21.5 ari truall – 27 mijë e 300 euro, shtëpi banimi (vlera në ndërtim) – 202 mijë euro; apartament – 231 metër katror, 70 mijë euro.
Ai deklaron se nga qiraja i merr 37,288 mijë euro, ndërsa deklaron një kredi 111,850.58 për blerje të shtëpisë.


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama peshon rëndë – 4 milionë euro në piktura

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaron se posedon pasuri të patundshme dhe aksione në biznese të ndryshme në vlerë prej rreth 23 milionë euro. Merr pagë vjetore si kryetar i Prishtinës, prej 8 mijë e 800 euro rroga. Nga piktura e të trashëguara nga familja, Rama i ka vlerësuar 4 milionë eurove. Si pasuri të paluajtshme, Rama deklaron 14.5 milionë euro. Ai thotë se ka tri banesa në vlerë 4 milionë e gjysmë euro, disa rezidenca e vila.
Ai ka deklaruar edhe 5.8 milionë euro borxhe në formë të kredive ndaj 7 bankave.

Të tjerë

Me miliona euro pasuri, e disa miliona tjera borxhe, kryetari i Prishtinës mbetet njëri prej personave më të pasur në politikë.
E ajo që ra në sy ishte që fakti që drejtori menaxhues i Fondit Pensional, Ardian Zalli tërhoqi kursimet e tij në vlerë prej 15 mijë euro.  Nga ana tjetër, deputeti më i pasur mbetet, Behgjet Pacolli, pasuri e të cili është mbi 700 milionë euro.

Më Shumë

Aulona Muhadri shpallet basketbollistja më e mirë e vitit 2024

Aulona Muhadri u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë e vitit 2024' në ceremoninë Laureatët 2024, për performancën e saj të shkëlqyer me...

Nis sonte Big Brother, çfarë pritet të ndodhë

Big Brother VIP nis sonte edicionin e katërt. Formati do të drejtohet nga moderimi i Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy...

Lajmet e Fundit