4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

PD: Bushati ka braktisur fjalimin e Nishanit në OKB, skandal diplomatik

Aldo Bumci-pdPartia Demokratike ka akuzuar shefin e diplomacisë shqiptare se ka braktisur fjalimin e Presidentit Bujar Nishani në OKB. Deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se ky është një skandal diplomatik.

“Ndërkohë që Presidenti i Republikës i drejtohet të gjithë vendeve anëtare të OKB-së, duke adresuar sfida që nga lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, deri tek njohja e mëtejshme e Kosovës dhe integrimin Europian të Shqipërisë, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk dënjon të qendrojë në sallë në detyrim dhe respekt të vendit dhe postit që ai perfaqëson. Këtë sjellje rrugaçërore, ministri Bushati mund t’ia kishte kursyer vendit të tij në sytë e të gjithë botës duke cënuar rëndë imazhin e vendit”, deklaroi deputeti Bumçi.

Sipas tij nëse ky gjest është rezultat i papërgjegjshmërisë personale të Ditmir Bushatit, atëherë kryeministri Rama duhet të reagojë pa humbur kohë. “Përndryshe është vetë Kryeministri që ka urdhëruar këtë skandal në forumin më të lartë të diplomacisë botërore”, theksoi deputeti demokrat.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit