14.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

PDK i ka numrat?!

jykata Speciale mund të përmbyllet ditën e enjte. Të paktën bazuar në atë që lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka thënë diplomatëve të ndryshëm ndërkombëtar.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic, burime të afërta me procesin e themelimit të Gjykatës Speciale. Sipas këtyre burimeve, i pari i PDK-së, Hashim Thaçi u ka dhënë sinjal ndërkombëtarëve se ka arritur që t’i bëjë votat për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë pritet që gjatë javës së ardhshme, më së largu të enjten ose të premten do të dalë edhe një herë për votim amendamenti kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, në takimin e para pak ditëve që Hashim Thaçi e kishte me deputetët e partisë së drejtuar nga ai, u kishte kërkuar që ta mbështesnin themelimin e Gjykatës, në të kundërtën ai kishte paralajmëruar largimin nga kreu i partisë.

Ndërkaq, para medieve ai kishte deklaruar se vetëm atëherë kur do t’i kenë numrat, do ta riprocedojnë amendamentin kushtetues.

Në anën tjetër, Adem Grabovci ka deklaruar se janë në pritje të Qeverisë që të riprocedoj në Kuvend këtë amendament kushtetues, i cili lejon themelimin e Speciales.

Në anën tjetër, nga Qeveria e Kosovës askush nuk ka përgjigje se çka do të ndodh.

Zëdhënësi i ekzekutivit, Arban Abrashi nuk ka dhënë përgjigje se kur do të ndodh riprocedimi në Kuvend i këtij amendamenti.

Para një muaji, ishin 13 deputetë të PDK-së ata që i thanë JO themelimit të kësaj gjykate.

Pas dështimit të koalicionit për fajin e PDK-së, ndërkombëtarët ishin rebeluar keq në Hashim Thaçin. Madje, siç edhe kishte raportuar Gazeta Blic, ata kishin paralajmëruar hakmarrje ndaj deri dje partnerit më të besueshëm në Kosovë./ Gazeta Blic

Më Shumë

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit