-2 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

PDK-ja dhe SHIK-u po e rrënojnë LDK-në

Analisti politik Nexhmedin Spahiu konsideron se në mesin e shumë të këqijave që po e dëmtojnë shtetësinë e Kosovës, gjithsesi më e madhja është ajo e lidhjes kriminale të LDK-së në koalicion me PDK-në, për interesat individuale dhe kriminale të një lidershipi të ngushtë në LDK

Vetëm për një vit të bashkëqeverisjes në koalicionin PDK-LDK, sipas vlerësimit të analistëve politikë, qëllimi strategjik është duke u arritur me shpejtësi dhe dinamikë të madhe nga PDK-ja me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Sipas njohësve të zhvillimeve në vend, qëllimi i ndërtimit të këtij koalicioni ka qenë që ta shkatërrojë LDK-në dhe imazhin e saj, duke e shndërruar atë në një parti marionetë, apo parti satelite të PDK-së. Tani, me këtë bashkëjetesë njëvjeçare në qeverisjen e vendit, koalicioni PDK-LDK vlerësohet të jetë bërë një “korporatë” e zgjeruar e biznesit kriminal, nga e cila përfiton kryesisht SHIK-u dhe strukturat kriminale të PDK-së, ku hajninë e PDK-së nuk ka shanse ta prekë LDK-ja.

“LDK po bashkëqeveris me PDK-në në kuadër të së cilës janë strukturat kriminale të SHIK-ut, kjo ishte edhe arsyeja për të cilën unë nuk e votova këtë Qeveri. LDK-ja nuk bën dhe nuk guxon në asnjë situatë t’i konsiderojë strukturat kriminale të SHIK-ut partnere në qeverisje”, ka thënë deputeti i LDK-së Adem Salihaj për “Kosova Sot”. “Krimin duhet trajtuar si krim,jo si partneritet. Qasja “pozitive” ndaj krimit, për ta integruar qetë në shoqërinë tonë dhe për ta marrë me të mirë është shumë e gabueshme, kjo është forma për ta legalizuar krimin dhe për ta ledhatuar atë”, theksoi Salihaj../kosova sot/

Më Shumë

Serie A i jep fund historisë: Topi i kuq largohet përgjithmonë nga kampionati italian

Serie A pritet t’i japë fund përdorimit të topit të kuq, një element historik i kampionatit italian që përdorej në ndeshjet e zhvilluara në...

Plagosja në Duhël të Suharekës, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...

Lajmet e Fundit