PDK-ja paralajmëron hapin e radhës për 30 përqindëshin e Trustit

Partia Demokratike e Kosovës do t’i propozojë Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e propozimit ligjor të ndryshimit të Ligjit për Fondet Pensionale.

Përfaqësuesja e PDK-së, deputetja Blerta Deliu tha sot se PDK-ja ka paraparë që sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila ka dështuar në mungesë të kuorumit, të propozojë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Trustin.

“Nesër do të ketë një seancë dhe është vendosur që seanca e re të mbahet ditën e mërkurë. Unë, si përfaqësuese e PDK-së do t’i propozojë edhe disa iniciativa të tjera në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit. E para është çështja e Trustit pasi që është shumë e nevojshme që qytetarët e Kosovës të marrin një pjesë të Trustit në përballje me krizën aktuale”, ka thënë ajo.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme.

Seanca e thirrur nga opozita parlamentare, parasheh mbajtjen e një debati parlamentar për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Më Shumë

Malisheva përmbyll fazën përgatitore në Bullgari, rikthehet në Kosovë

Malisheva ka përfunduar kampin stërvitor në Bansko të Bullgarisë, pas disa ditësh përgatitjesh intensive në prag të sezonit të ri. Klubi bëri të ditur se...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit