15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

PDK-ja po e minon koalicionin

Java, që po mbetet pas, është karakterizuar nga akuza serioze dhe përçarje që janë bërë publike, për interesa të caktuara grupore e klanore, mes zyrtarëve të dy partive politike në koalicion, PDK-së dhe LDK-së, e që ndërlidhen me spastrime politike të njerëzve nëpër dikastere të caktuara në institucionet e shtetit.

Njohësi i afërm i këtyre zhvillimeve, prof. Riza Smaka, këtë përplasje të javës, e cila vjen në një situatë të thellimit të krizës politike edhe sa i takon vendosjes së fatit të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e sheh si një sinjal serioz, prapaskena e të cilit është gatishmëria e dyanshme e partnerëve në koalicion për t’i dhënë fund lidhjes së tyre politike për interesa të caktuara, dhe për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Ky koalicion është ndërtuar si i panatyrshëm dhe joserioz, që nga fillimi. Ai paraqet vetëm interesat e individit, e në këtë rast të kryeministrit aktual Isa Mustafa, i cili ka shkelur mbi të gjitha premtimet e tij publike, madje e ka tradhtuar dhe e ka mashtruar rëndë edhe elektoratin e tij vetëm për të arritur një qëllim, që ta marrë pozitën e kryeministrit”, tha prof. Riza Smaka për “Kosova Sot”.

Ndërkaq, Muhamet Kelmendi thotë: “Nuk mund të mendohet se Kadri Veseli dhe grupimi rreth tij kanë durim për të pritur vitin 2018 të zgjedhjeve, mu për faktin se janë të etur pas posteve qeveritare dhe këndej pritet fërkimi dhe pëlcitjet”. /Kosova Sot/

Më Shumë

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Vdes veterani i UÇK-së, Gani Maksutaj

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Maksutaj.  Maksutaj ishte komandant në togun Luanat, Batalioni 2, Brigada 123. Lajmin për...

Lajmet e Fundit