Mijëra punëtore seksi, industri në rritje në Kosovë

Në qytetin ku ajo e bën punën e saj*, shumica e njohin njëri-tjetrin. Është ndër ato qytete ku ndodhin shumë organizime, e vala e jetës normale nuk ka se si të ndalet. Afërdita, mbi të 40-at, e hap lokalin e saj qysh në mëngjes dhe kësisoj e shijon këtë kohë të ditës duke mos pasur klientët që më vonë i vijnë për vajzat që ajo ka punësuar. Nëse mëngjesi nuk shkon me çaj, gjithmonë ekziston mundësia e alkoolit. Ka mbi dhjetë vite që ajo e mban këtë lokal ku nuk ushtrohet prostitucion. Meshkujt e moshave të ndryshme vijnë më shumë në orët e pasdites, shumë prej tyre të gatshëm t’i shkojnë punës deri në fund.

Në këtë lokal, Afërdita tregon, ka vetëm prekje dhe shkëmbim të të hollave.

“Lokale të tilla nëpër këtë qytet ka sa të duash. Poshtë restorante, lart motele. Këtu vetëm vijnë sa të bëjnë pak hajgare me ne, ndërrojmë llafe, gjithçka është e sigurt”, tregon Afërdita.

Atë vetë e kanë provokuar meshkujt e moshave të ndryshme. Në qytetin ku punëtorët e seksit po lulëzojnë, 15-vjeçarët, 35-vjeçarët dhe edhe 50-vjeçarët janë në thesin e njëjtë të dëshirës për të kaluar pak kohë me një vajzë a grua, në këmbim të parave, në cilësinë e klientit, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit