5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

PDK-ja refuzon ofertën e AAK-së për bashkëqeverisje në Rahovec

Dega e PDK-së në Rahovec gjatë fundjavës ka njoftuar se e ka refuzuar ofertën e AAK-së për koalicion në nivel lokal.

Këtë vendim e ka marrë kryesia e degës, me ç’rast në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale është bërë e ditur se vendimi është votuar në mënyrë unanime, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas ofertës së AAK-së – Dega në Rahovec, për bashkëqeverisje lokale me PDK-në – Dega në Rahovec, Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec në mbledhjen e mbajtur më 13 janar 2018, unanimisht refuzon ofertën e AAK-së për bashkëqeverisje lokale”, shkruan në njoftimin e Degës së PDK-së.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që vjen nga radhët e AAK-së, pak javë më parë pati emëruar nënkryetarin dhe 8 drejtorë të Ekzekutivit lokal.

Haziz Krasniqi, zyrtar informimi në Komunën e Rahovecit disa javë më parë pati bërë të ditur se Latifi për nënkryetar të Komunës kishte emëruar Fatmir Iskën.

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

P.C Prizreni shpallet kampion i stinorit të rregullt me fitore bindëse

Proton Cable Prizreni ka mbyllur në mënyrë dominuese stinorin e rregullt në Ligën e Parë të meshkujve në basketboll, duke u shpallur kampion pas...

Lajmet e Fundit