22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Jona: Nevila e fitoi shumë lehtë çmimin, s’bëri asgjë për ta merituar

jonaPërjetoi duelin e fundit, por nuk mundi dot të fitonte “Big Brother 7”. Humbjen e shansit për të bërë të sajat 100 milionët e nuk dëshiron ta konsiderojë si fundin e botës. 28-vjeçarja nga Elbasani, Jona Kalemaj, deklaron në një intervisë për gazetën ‘Panorma’ përse nuk duhet ta fitonte Nevila Omeri këtë “Big Brother” dhe të gjitha përjetimet e saj në aventurën e saj televizive.
1

00 ditë izolim në “Big Brother”, cilat janë kujtimet e këqija dhe ato të bukura?
Në 100 ditë izolim ka tmerrësisht shumë kujtime. Të këqija kanë qenë momentet kur kam pasur mall për familjen time apo kujtimet e së shkuarës (në lidhje me Arditin tim). Ndërsa të bukurat janë pafundësisht shumë, veçoj thashethemet me Matildën, lojërat me Visarin, sfidat që na jepte vëllai i madh dhe batutat e Valerit.

U përfole si lojtarja me ton të lartë dhe fjalor të ashpër. Çfarë sqarimi do të jepje për strategjinë dhe performancën tënde në lojë?

Unë jam vajzë impulsive. Vërtet jam komentuar për tonin e lartë të zërit, por vetëm kaq, sepse ajo çka përmbante toni ishin plot kuptim dhe fjalë të thëna në vendin e kohën e duhur. S’kam folur asnjëherë kodra mbas bregut. Po ashtu s’ka qenë aspak strategji të thuash mendimin tënd në një situatë të caktuar. Ndoshta gaboja pak me volumin, por kurrë me fjalët. Sa për fjalorin, të tjerët kanë përdorur fjalor edhe më të ashpër se timin aty brenda.

Pak para fundit të lojës ti i pohove Valerit se këtë “BB” e fitonte Nevila. E parandjeve diçka të tillë, apo me logjikë duhet ta fitonte ajo?

Atë mëngjes u zgjova me një ëndërr, kur pashë se në momentin që Arbana lexonte verdiktin isha unë dhe një vajzë me flokë të shkurtër (në këtë rast Nevila), dhe emri i fitueses ishte pikërisht ajo. Më pas, kur pashë mesazhin sensibilizues ”Mos vrisni vajzat”, rifreskova në sekondë gjithë aventurën në “BB”, duke pasur parasysh që Nevila kurrë nuk u sulmua në shtëpi qoftë nga ne apo opinionisti, dola në konkluzionin se e fitonte ajo këtë edicion. Dhe në momentin e fundit isha totalisht e qetë për rezultatin final.

E pavarësisht lojës së finalistëve të tjerë, në duelin e fundit garuat ti dhe Nevila. E ndjeve si kundërshtaren më të fortë?

Nevilën s’e kam parë kurrë si kundërshtare të fortë. Të jesh kundërshtare të fortë do të thotë të luftosh për diçka, gjë që ajo s’e ka bërë kurrë. Nevila e fitoi shumë lehtë çmimin.
Po thua që nuk duhet ta fitonte Nevila?

Nuk mund të them pse duhet apo pse nuk duhet ta fitonte Nevila. Di të them se çfarë ka dhënë Nevila për këtë “Big Brother”, çfarë ka treguar ajo nga vetja. Vazhdoj të them se nuk e njoh ende Nevilën, sepse nuk ka mundur të japë qoftë edhe një mendim të vetin në lidhje me një situatë apo debat të krijuar. Nuk tregoi se çfarë i ka mësuar jeta e kaluar, apo çfarë ka mësuar nga fshati SOS (të gatuajë e të bëjë punë, si të mbajë higjienën e saj personale apo fortësinë për të përballuar çdo debat e jo duke iu shmangur çdo diskutimi).

Nevila u komentua nga publiku si e kundërta jote për nga qetësia që e karakterizon. Ti e njohe nga afër, prandaj mund të na thuash nëse është ajo që duket?

E thashë më sipër që unë s’e kam njohur Nevilën dhe s’mund të them nëse është ajo që duket apo ajo çka dashur të jetë atje.

Kush tjetër e meritonte fitoren dhe je e qetë me transparencën e votimit të fundit?
Fitoren (përveç meje) pa diskutim e meritonte Valeri, sepse tregoi të gjitha cilësitë e një djali luftarak, që diti t’i bënte ballë çdo situate me një buzëqeshje të pashtershme në buzë. Nuk u mora fare me pjesën e votimit pasi s’më intereson aspak. Transparencën e pashë pasi dola, kështu që, edhe pse nuk fitova 100 milionët, fitova publikun.

E për të gjithë ata që mendojnë se je një vajzë e hidhur, je e bindur se vetëm vajzat me tipin tënd çajnë në jetë?

Jeta është luftë, garë e sfidë, ashtu si vetë “Big Brother”. Që t’ia dalësh duhet të luftosh, dhe të fitosh çdo betejë të njëpasnjëshme. Dhe lufta, siç e dimë, do forcë e kurajë. Mendoj se i kam këto cilësi, por kaq e fortë sa jam, në të njëjtë kohë jam dhe tmerrësisht e dobët. Ndoshta s’më shemb një uragan, por mjafton një pikë shiu që të më rrëzojë. Rëndësi ka që në jetë të gjesh forcën të ngrihesh e të ecësh përpara. Unë vërtet s’fitova “BB”, por ia kam dalë të eci përpara duke kapërcyer çdo barrierë.

Pas daljes nga loja a e ke pasur vëmendjen e djemve dhe sa e hapur je për të krijuar një lidhje të mirë?

Në fakt, kam pasur më shumë fanse femra sesa djem. Lidhje? Po, por po pres njeriun e duhur.
Si do vazhdojë jeta jote tani, do të tentosh të qëndrosh në televizion?

Të tashmen mendoj ta shijoj më së miri. Jeta ime pas “BB” uroj të ndryshojë për më mirë dhe të më presin gjëra të bukura. Do më pëlqente të qëndroja në televizion ndoshta si prezantuese.

Më Shumë

Policia kryen bastisje në Prizren, gjenden substanca narkotike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën (më 13.05.2024) në orën 18:00, ka kryer bastisje në një banesë në Prizren. Sipas policisë,...

Prizren, deklarohen rreth fajësisë dy të akuzuarit për rastin e aksidentit fatal nga gara në autostradë

Gjykata e Prizrenit ia ka ndëprerë paraburgimin Arlind Sylës, njërit prej të akuzuarëve për aksidentin tragjik në një garë automobilistike që ndodhi më 2023...

Lajmet e Fundit