3.3 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

PDK në Prizren: Urime Pashkët!

Dega e PDK-së në Prizren, ka uruar kancelarin e Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi dhe të gjithë besimtarët e besimit të Krishterë në Komunën e Prizrenit, me rastin e Pashkëve Katolike.

“Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren dhe kryetari i saj Minir Krasniqi, uron të gjithë besimtarëve të krishterë katolikë, por dhe të gjithë besimtarëve të Zotit “Gëzuar Pashkët”, ditën e shpresës së pashuar dhe të përjetësisë, ditën e ringjalljes së Krishtit, që pas kryqëzimit u ringjall për të ndryshuar aq shumë botën dhe moralin e shoqërisë njerëzore”, thuhet në urim të PDK-së në Prizren.

“Dega e PDK-së në Prizren uron që vitin e ardhshëm, Pashkët të na gjejnë edhe më mire në përkushtimet e përbashkëta politike dhe shoqërore për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit si dhe gjithë njerëzimit në mbarë globin”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahovec: Një burrë e qëllon vetën me armë në këmbë

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Sadedin Hajda” në Rahovec.   Atje, një person (mashkull kosovar) ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendren Kryesre...

Peja 03 fiton derbin, mposht Bashkimin

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 64:58 (23:14,...

Lajmet e Fundit