30.7 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

PDK në Suharekë nominon Murtez Zekollin për kryetar të Komunës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë ka votuar unanimisht Murtez Zekollin kandidat për kryetar komune.

Sipas kësaj Dege, nënkryetari Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e Partisë Demokratike në këtë komunë.

“Sot me datë 09.06.2021, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Therandë, unanimisht nominon kandidatin për kryetar komune Prof. Dr. Murtez Zekollin. Situata politike e degës, si dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit, ka bërë që kryesia e degës në Therandë të mendoj për zgjedhjet lokale dhe ti jap mundësi alternativave të reja. Nënkryetari i degës, Murtez Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e Partisë Demokratike në Therandë. Murtez Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë. Besojmë fuqishëm në shtrirjen e fuqisë së tij politike dhe rekrutimin e figurave të reja në përkrahjen e kandidatit të PDK-së në komunën tonë”, thuhet në postimin e degës së PDK-së në Suharekë.

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se do të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeveris ajo.

PDK e ka rikandiduar Agim Aliun në Ferizaj, Naim Ismajlin në Shtime, njëjtë pritet të veprojë edhe me Ramiz Lladrovcin në Drenas dhe Besim Ilazin në Kaçanik.

Më Shumë

Uji është i pijshëm në Prizren

Pas turbullirave të shkaktuara nga reshjet e shiut në burimet ujore, furnizimi me ujë të pijshëm në Prizren është rikthyer në normalitet. Kompania Rajonale e...

Prizreni, qyteti që po e humb kujtesën dhe hijeshinë

Prizreni po humb kujtesën dhe hijeshinë e vet. Njësoj si një njeri i kapur nga amnesia, qyteti po harron kush ishte, çfarë përfaqësonte, çfarë...

Lajmet e Fundit