-3.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

PDK: Qeveria Hoti të shkojë në shtëpi, e paaftë në menaxhimin e pandemisë

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Kujtim Gashi, i ka quajtur Qeverinë Hoti dhe Kurti, pa vizion e ndjeshmëri, duke thënë se janë kthyer në mbytëse të shpresës për qytetarët e vendit.

“Fatkeqësisht ne kemi përjetuar dy qeveri pa vizion dhe pa ndjeshmëri për qytetarët. Dy partitë, LDK’ja dhe VV’ja, që në tetor të vitit të kaluar i mashtruan qytetarët me parulla boshe për qeverisje të shpresës, janë kthyer në mbytëse të shpresës për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se aktualisht vendi ndodhet para një kolapsi dhe kaosi shëndetësor dhe ekonomik dhe se në secilën familje ka frikë se çka do të ndodhë me fatin e secilit.

Ai ka kritikuar qeverinë edhe për masat e fundit për parandalimin e COVID-19 dhe për mos miratimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Ne sot ndodhemi para një kolapsi dhe kaosi shëndetësor dhe ekonomik e në një krizë. Në secilën familje ka frikë se çka do të ndodhë me fatin e secilit. Përderisa vendet evropiane diskutojnë për pako e tretë ose të katërt të rimëkëmbjes, Qeveria pezullojë nismat tona ligjore dhe e la vendin pa asnjë pako të tillë”, ka deklaruar Gashi.

Më Shumë

Rahoveci do të ketë stadium modern me 6,523 ulëse

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka konfirmuar sot se është përzgjedhur projekti konceptual dhe është nënshkruar kontrata për hartimin...

Policia shqipton 1,506 tiketa dhe arreston 41 persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 72 aksidente me dëme materiale, ndërsa...

Lajmet e Fundit