PDK: Qeveria Hoti të shkojë në shtëpi, e paaftë në menaxhimin e pandemisë

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Kujtim Gashi, i ka quajtur Qeverinë Hoti dhe Kurti, pa vizion e ndjeshmëri, duke thënë se janë kthyer në mbytëse të shpresës për qytetarët e vendit.

“Fatkeqësisht ne kemi përjetuar dy qeveri pa vizion dhe pa ndjeshmëri për qytetarët. Dy partitë, LDK’ja dhe VV’ja, që në tetor të vitit të kaluar i mashtruan qytetarët me parulla boshe për qeverisje të shpresës, janë kthyer në mbytëse të shpresës për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se aktualisht vendi ndodhet para një kolapsi dhe kaosi shëndetësor dhe ekonomik dhe se në secilën familje ka frikë se çka do të ndodhë me fatin e secilit.

Ai ka kritikuar qeverinë edhe për masat e fundit për parandalimin e COVID-19 dhe për mos miratimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Ne sot ndodhemi para një kolapsi dhe kaosi shëndetësor dhe ekonomik e në një krizë. Në secilën familje ka frikë se çka do të ndodhë me fatin e secilit. Përderisa vendet evropiane diskutojnë për pako e tretë ose të katërt të rimëkëmbjes, Qeveria pezullojë nismat tona ligjore dhe e la vendin pa asnjë pako të tillë”, ka deklaruar Gashi.

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit