11 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

PDK shkelë Kushtetutën duke mos e thirrur seancën

Flora Brovina-kuvendPartia Demokratike e Kosovës nuk ka bazë kushtetuese të mos e thërras seancën konstituive dhe as të mbajë të bllokuar konstituimin e Kuvendit.

Kushtetuta e Kosovës nuk ka paraparë asnjë marrëveshje paraprake për të votuar Kryetarin dhe Nënkryetarët e Kuvendit.

Kjo është e specifikuar se bëhet me votim formal, duke i ndarë secila parti, në bazë të fuqisë politike edhe pozitat në udhëheqjen e Kuvendit.

Tash, PDK, përpos Kryetarin e Kuvendit e ka të garantuar edhe një Nënkryetar, ndërsa LDK dhe Vetëvendosje, po ashtu, e kanë të drejtën nga një pozitë të Nënkryetarëve të Parlamentit. Ndërsa, në udhëheqjen e Kuvendit janë edhe dy pozita që i takojnë minoriteteve, njëri serbëve, e tjetri pakicave tjera.

Më herët, PDK, pati provuar dy herë të zgjedhë Kryetarin e Kuvendit, por i ishte pamundësuar për shkak se LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje në mënyrë kundërkushtetuese ishin përcaktuar të udhëheqin edhe Parlamentin.

Sidoqoftë, Kushtetuta nuk parasheh situatën kur një parti politike e bllokon thirrjen e seancës konstituive, duke përdorur deputeten më të vjetër, e cila sipas Kushtetutës është udhëheqëse e seancës deri te votimi i Kryeparlamentarit,shkruan Express.

Lexojeni se çka shkruan në nenin për Kryetarin e Kuvendit

Neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]

1. Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë (5) nënkryetarë.

2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

3. Tre (3) nënkryetarët të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

4. Dy (2) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Njëri nënkryetar do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet të rezervuara ose të garantuara të komunitetit Serb, dhe tjetri nënkryetar nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara nga komunitetet tjera që nuk janë shumicë.

5. Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej dy të tretave (2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve.

6. Kryetari dhe nënkryetarët formojnë Kryesinë e Kuvendit. Kryesia është përgjegjëse për funksionimin administrativ të Kuvendit në mënyrën e përcaktuar me Rregulloren e Punës të Kuvendit.

7. Kryetari i Kuvendit:

(1) përfaqëson Kuvendin;

(2) përcakton rendin e ditës, thërret dhe kryeson seancat;

(3) nënshkruan aktet e miratuara nga Kuvendi;

(4) ushtron edhe funksione të tjera, në bazë të kësaj Kushtetute dhe Rregullores së Punës të Kuvendit.

8. Në rast mungese ose pamundësie për të ushtruar funksionin, Kryetarin e Kuvendit e zëvendëson njëri nga nënkryetarët.

Më Shumë

Sulmohet një shtetase gjermane në Prizren – e lënduar rëndë, dërgohet në spital

Një person pas një mosmarrëveshje të çastit ka sulmuar fizikisht një grua (shtetase të Gjermanisë). Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e...

Kurti fton qytetarët e Rahovecit të votojnë kandidatin Ali Dula

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve të Rahovecit që të votojnë për kryetar të kësaj komune kandidatin e partisë,...

Lajmet e Fundit