10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Peja triumfon me rezultat të thellë në Prizren

Kampionia e Kosovës, Peja shënoi fitoren e dytë në Prince Caffe Superligë, ku mundi Proton Cable Prizrenin me shifrat 85:115 (18:25, 25:30, 23:27, 19:33).

Pejanët e nisën më mirë ndeshjen dhe qysh në çerekun e parë tri herë kishin epërsi deri në shtatë pikë, aq sa e fituan edhe këtë pjesë 18:25. Mysafirët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, për të ngritur epërsinë në 12 pikë, 35:47, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 43:55.

Në periudhën e tretë, prizrenasit afruan epërsinë në 51:57, por kampionët e Kosovës sërish u shkëputën, deri në 16 pikë epërsi, ku shifrat pas 30 minutash ishin 66:82. Në dhjetë minutat e fundit mysafirët vetëm sa e shtuan epërsinë dhe triumfuan 85:115.

Te vendasit u dalluan Urim Zenelaj me 14 pikë, katër kërcime e pesë asistime dhe Isaiah Kelly me 23 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin John Chandler me 27 pikë, katër kërcime e katër asistime, Lis Shoshi me 21 pikë e 12 kërcime dhe Beck Terwell me 24 pikë e gjashtë kërcime.

Proton Cable Prizreni ka dy humbje, kurse Peja ka dy fitore.

 

Më Shumë

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga...

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Lajmet e Fundit